Fjalimi i Ambasadorit të SHBA Alexander A. Arvizu Për Pritjen e Përvjetorit të 237-të të Katër Korrikut

Z. President, Znj. Nishani, Z. Rama, Z. Meta, të dashur miq, faleminderit të gjithëve që jeni bashkuar me ne këtë mbrëmje për të festuar ditëlindjen e 237-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky është viti ynë i tretë në këtë venddodhje të mrekullueshme në zemër të Tiranës. Vlerësimin im i sinqertë i drejtohet Galerisë Kombëtare të Arteve për bujarinë dhe konsideratën tuaj. Falenderimet e mia iu drejtohen gjithashtu shumë të tjerëve.  Duke rrezikuar që të harroj ndonjë, një përshëndetje e veçantë mirënjohjeje i drejtohet  Kryebashkiakut Basha dhe Bashkisë së Tiranës; Policisë së Shtetit Shqiptar, jo vetëm për sot, por për shërbimin tuaj të mbrojtjes përgjatë gjithë vitit; dhe Hotel Sheratonit, furnizuesit kryesor me ushqime për veprimtarinë e këtij viti.

Dëshiroj gjithashtu të falenderoj sponsorët tanë. Pa bujarinë e tyre,  ky aktivitet nuk do të ishte mundësuar. Ata janë renditur në programin tuaj. Kur t’i takoni, ju lutem bashkohuni me mua për t’i falenderuar për ndihmën e tyre në këtë aktivitet.

Faleminderit Vikena Kamenicës dhe Keli Band, që do të na zbavisin përgjatë mbrëmjes. Ata do të luajnë një përzgjedhje të muzikës së preferuar amerikane, që shpresojmë se do t’ju pëlqejë.

I jam mirënjohës Rosela Gjylbegut e cila e nderoi kërkesën time për të interpretuar të dy himnet kombëtare këtë mbrëmje. Ajo është një mike e dashur dhe besnike.  Faleminderit!

Në fund, vlerësimi im i thellë i drejtohet personelit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, amerikanëve dhe shqiptarëve, përkushtimi i të cilëve shpaloset përmes planifikimit të hollësishëm, përgatitjes dhe kryerjes së këtij aktiviteti.  Faleminderit. Një falënderim i posaçëm për Nexhin, Lirën dhe Fredin.

Disa muaj më parë – pak më shumë se shtatë,në fakt –shumë prej nesh u mblodhën së bashku mëngjesin e 28 nëntorit në margaritarin e bregdetit Vlorën. Të gjithë ne – shqiptarët mes jush, sigurisht, por edhe jo-shqiptarët mes nesh – shkëlqenin nga krenaria dhe gëzimi i përkujtimit të lavdishshëm të vitit të 100-të të pavarësisë së Shqipërisë.

Ky mund të mos jetë viti i njëqind-vjetorit  tonë , por çdo festim i Ditës së Pavarësisë është i rëndësishëm, dhe secili mbush  çdo amerikan me patriotizëm dhe krenari.

Sekretari ynë i Shtetit, Z. John Kerry, kishte këtë për të thënë rishtazi: “Katër Korriku është…Një kohë që amerikanët të përsiaten mbi themelimin e vendit tonë 237-të vite më parë.  Ndërkohë që Deklarata jonë e Pavarësisë është një ndër dokumentet më amerikane, e ndërsa ne me krenari e bashkëshoqërojmë veten me  premtimet për barazi, jetë, liri dhe kërkimin e lumturisë, në të vertetë, këto ideale nuk janë veçmas amerikane.  Këto të drejta në fakt i përkasin kujtdo në tokë.  Këto janë vlerat që të gjithë bashkëndajmë dhe ato përfaqësojnë aspiratat e popujve të botës mbarë.”

Vetëm mbi dy javë më parë, dhjetëra mijëra shqiptarë shkuan në votime për të hedhur votën e tyre për udhëheqësit e tyre të zgjedhur.  Mos u gaboni: kjo ishte një zgjedhje përcaktuese, lehtësisht më domethënësja e historisë politike moderne të Shqipërisë. Po përse?

Sinjali i qartë kumbues dhe mesazhi i pagabueshëm nga populli shqiptar ishte ky fakt i thjeshtë: ata janë përgatitur të marrin përgjegjësinë për drejtimin e ardhshëm të vendit të tyre – dhe janë ata që do ta vendosin.  Ata e kanë bërë të qartë  bindjen e tyre se e ardhmja e Shqipërisë i përket si një pjesë integrale Europës.  Dhe kjo rrugë integrimi do të ndodhë shumë më shpejt përmes përfshirjes, dhe jo përçarjes. Cilido politikan apo parti politike që zgjedh ta shpërfillë  këtë fakt bazë e bën këtë duke e rrezikuar veten.

Presidenti Obama tha dikur: “Ndryshimi nuk vjen nëse presim për një tjetër person ose për një tjetër kohë. Ne jemi ata për të cilët kemi qenë në pritje. Ne jemi ndryshimi që kërkojmë”.

Do të jetë nder për mua të ndjek personalisht mbledhjen e Kuvendit të ri kur të thirret në fillim të shtatorit.

Më lejoni ta mbyll fjalimin tim këtë mbrëmje me një citim nga presidenti më i famshëm ndër të gjithë për popullin shqiptar, Z. Woodrow Wilson. Ai e shprehu këtë më 4 korrik 1914, nëntë dhjetë e nëntë vite më parë, duke iu referuar Deklaratës origjinale të Pavarësisë:

Ai tha, “Liria nuk përbëhet, bashkëqytetarët e mi, prej thjeshtë deklaratave të përgjithshme mbi të drejtat e njeriut.  Ajo përbëhet prej përkthimit të atyre deklaratave në veprime të qarta… Detyra të cilën duhet t’ia riadresojmë vetes vazhdimisht është detyra e të vërtetuarit që jemi të denjë për ata burra që e hartuan këtë deklaratë të madhe dhe të dimë se çfarë do të kishin bërë ata në rrethanat tona.”

Jemi bekuar të kemi motin më të mrekullueshëm të mundshëm.

Perëndia ju bekoftë të gjithëve ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ju faleminderit shumë.

###