Fjalimi i Ambasadorit Lu në aktivitetin për Ri-emërtimin e Bankës Amerikane të Investimeve

Kryeministër Rama, Ministër Cani, Ministër Ahmetaj, Guvernator Sejko, Z. Katz, Z. Ballta, zonja dhe zotërinj,

Banka Amerikane e Investimeve. Tingëllon tërheqëse.

Sikurse e dini, ka kaluar kohë e gjatë që kur ka pasur një përfaqësim amerikan në sektorin bankar – kur më herët  Intesa SanPaolo bleu Bankën Amerikane të Shqipërisë në vitin 2008 [dy-mijë-e-tetë].

Ajo bankë –Banka Amerikane e Shqipërisë — u krijua gjatë viteve të vështira ekonomike pas trazirave të ’97 [nëntëdhjetë-e-shtatës], kur popullit shqiptar i nevojitej kaq shumë legjitimiteti dhe standardet etike që sillte një bankë amerikane.

Në këtë frymë, NCH [në-cë-hë] Capital sjell si aftësi të forta teknike në shërbimet bankare, ashtu edhe etikën e biznesit të një kompanie të respektuar amerikane.   Nuk mund të ishim më krenarë se kaq që një kompani amerikane të veprojë sërish në sistemin bankar shqiptar.

Në përfundim, dëshiroj të falenderoj veçanërisht Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkon, për besimin që ka vendosur në NCH [në-cë-hë] Capital dhe në Bankën Amerikane të Investimeve.  Mbetem besimplotë se kjo bankë do të jetë një lojtar i fortë në sektorin bankar shqiptar për shumë vite të ardhshëm.