Fjalimi i Ambasadorit Donald Lu në Pritjen për Reformën në Drejtësi

Të nderuar deputetë, ekspertë për reformën në drejtësi, zonja dhe zotërinj,

Ju uroj gëzuar festat të gjithëve!

Kam një mesazh për ekspertët, ata shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë, të emëruar nga shumica dhe nga opozita.

Vura re që verën e kaluar nuk bëtë pushime sepse gjatë gjithë gushtit po punonit për të përfunduar projekt-amendamentet kushtetuese dhe dokumentin e analizës së opozitës.

Tani shoh që keni marrë dhuratën e posaçme të festive për të punuar për riformulimin e amendamenteve në përgjigje të Komisionit të Venecias.

Ju garantoj se raportuesit të Komisionit të Venecias nuk po i kalojnë festat duke vrarë mendjen për Shqipërinë.

Në emër të gjithë atyre që nuk janë jurist, më lejoni t’ju falenderoj për sakrificën dhe përkushtimin tuaj.

Shenja më e sigurt që kjo reformë do të jetë një sukses është se disa njerëz të pushtetshëm në Shqipëri kanë frikë. Kanë frikë se do të humbasin vendin e punës dhe të ardhurat e pista, por kanë frikë edhe se mund të përfundojnë në burg. Ndoshta duhet të kenë frikë.

Kam besim se si rezultat i punës dhe përkushtimit tuaj të madh në pranverë do të festojmë miratimin e reformës në gjyqësor.

Pastaj, do gjejmë një mënyrë për t’jua prishur edhe pushimet e tjera me punën edhe më të vështirë të zbatimit të kësaj reforme ambicioze.

Gëzuar Festat!