Fjalimi i Ambasadorit Donald Lu ne Pritjen e Ditës së Pavarësisë

President Nishani, Speaker Meta, Prime Minister Rama, Deputy Minister Kospiri, ladies and gentlemen, Americans are more than just cowboy boots and Hollywood movies.  We are a nation founded on the simple idea that all people are created equal.  Today on this 239th birthday of the United States we celebrate the diversity of the American people.

I nderuar President Nishani, i nderuar Kryetar i Kuvendit Meta, i nderuar Kryeministër Rama, Zëvendës Ministre Kospiri, zonja dhe zotërinj,

Amerikanët janë më shumë se sa thjesht çizmet e kaubojsave dhe filmat e Hollivudit.  Ne jemi një komb i themeluar mbi idenë e thjeshtë se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.  Sot, në këtë ditëlindje të dy qind e tridhjetë e nëntë të Shteteve të Bashkuara, ne festojmë larminë e popullit amerikan.

Anembanë Shteteve të Bashkuara, po kujtojmë njëzetë e pesë vjetorin e ligjit që u garanton të drejta të barabarta personave me aftësi të kufizuara.  Në këtë frymë, ne kujtojmë jetën e Presidentit Franklin Roosevelt, muzikantit Stevie Wonder, aktivistes politike Helen Keller dhe atletes olimpike Wilma Rudolph.  Këta amerikanë kanë arritur gjëra të mëdha pavarësisht, ose ndoshta për shkak të kufizimeve të tyre fizike.

All around the United States, we are marking the 25th anniversary of the law that guarantees equal rights to persons who are differently abled.  Albania passed last year its important amendments on the rights of persons with disabilities.  Great organizations like the Albanian Disability Rights Foundation have worked to promote mobility and employment for Albanians with disabilities.  And we are so lucky today to be joined by many successful activists in this effort, including social activist and Deputy Minister of Social Welfare and Youth Bardhylka Kospiri, renowned singer Stenald Mëhilli who sang the Albanian national anthem for us today, art teacher Lidia Capo, radio talk show host Ervehe Tushe and many others.

Dëshiroj të ftoj Zëvendës Ministren Kospiri të tregojë historitë e Lidias dhe të Ervehesë.

• Lidia Capo është një nga mësueset më të mira të Institutit të Nxënësve që nuk dëgjojnë.  Ajo është krenare që vetë është e diplomuar nga i njëjti institut.  Për Lidian momenti më i bukur në jetën e saj ishte kur i ofruan pozicionin e mësueses së vizatimit, pasi kishte ndjekur një kurs punësimi pranë Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar.  Përveç se ndihmon fëmijët të gjejnë pasionin e tyre në art, Lidia është një piktore e arrirë me dy ekspozita vetjake me pikturat dhe vizatimet e saj.

• Lidia Capo is a one of the best art teachers at the Institute for Deaf.  She is also a proud graduate of this same institute. To Lidia the most beautiful moment of her life was when she was offered a position as a drawing teacher after taking an employment course with the Albanian Disability Rights Foundation.  In addition to helping children find their passion in art, Lidia is an accomplished painter with two personal exhibitions of her paintings and drawings.

• Ervehe Tushe, tashmë është bërë e njohur si zëri pas programit popullor të Radio Tiranës, “Fletët e një Ditari”.  Puna me RTSH-në e ka ndihmuar atë, që pavarësisht kufizimit në të përditshmen e saj, të ndihet e vlerësuar për aftësitë e saj si gazetare.  Ajo thotë se gjatë programit radiofonik, përpiqet t’iu japë zë problemeve me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara. Ajo thotë se ky “mikrofon magjik” ka bërë që ëndrra e saj të realizohet – të jetë një profesioniste e vlerësuar dhe të ndajë mesazhin e saj me të tjerët.

• Ervehe Tushe is now known as the voice behind the popular Radio Tirana show “Pages of a Diary.”  Working for RTSH has helped her apart from her daily limitations to feel valued for her unique abilities.  She says that during her talk show, she tries to give a voice to the problems faced by people with disabilities.  She says that this “magic microphone” has made her dream come true – to be valued as a professional and to share her message with others.

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara bashkëndajnë vizionin që të gjithë qytetarët tanë të përmbushin potencialin e tyre të plotë.  Shpresoj që do të bashkoheni me mua në një duartrokitje për të kremtuar ditëlindjen e Amerikës dhe për të festuar arritjet e amerikanëve dhe të shqiptarëve me aftësi të kufizuara, si dhe kontributet e tyre frymëzuese për të dy kombet tona të mëdha.