Fjala e Zv. Shefit të Misionit në Detyrë Daniel Koski në pritjen për Laboratorin e Gazetarisë Investigative

Mirëmëngjes dhe faleminderit të gjithëve që jeni këtu.

Keni kaluar një vit plot punë dhe mësim. Shpresa ime është që keni mundur të mësoni dhe të rriteni, të thelloni përkushtimin ndaj profesionit tuaj të rëndësishëm, dhe të publikoni shkrimet tuaja të para investigative.

Ajo që bëni është punë e rëndësishme. Është me rëndësi për ju, për bashkëqyetarët tuaj, si dhe për Shqipërinë teksa bëhet më e pjekur dhe zhvillohet si demokraci.

Nëpërmjet fuqisë së lapsit apo majave të gishtave, ju keni aftësinë të sillni ndryshim, të bëni dallimin.

Unë besoj fort tek fuqia e gazetarisë, sidomos gazetarisë investigative. E di që sfidat janë të shumta. E di që kërkon sakrifica. Di edhe që gazetaria e mirë, etike është shtylla kurrizore e demokracisë – dhe prandaj Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë në krahun tuaj teksa mbroni kodin moral dhe parimet etike të këtij profesioni fisnik.

Do të largoheni sot me certifikatat në dorë, duke mbartur fuqi të madhe por edhe përgjegjësi të madhe. Ju nxis të vini në punë shprehitë e mësuara të gazetarisë investigative për të mirën e madhe. Përdorini këto mjete për të zbuluar kundravajtje, mashtrime, korrupsion. Kur ta gjeni, raportojeni atë, në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Çoni të vërtetën tek njerëzit që të mund t’i japin formë vendimeve të qeverisë dhe të kontrollojnë fuqinë e politikanëve si qytetarë më të mirëinformuar. Ndihmoni për të ndërtuar demokracinë në Shqipëri.

Nëse zgjidhni këtë shteg fisnik, që të jeni folës të së vërtetës, duhet ta dini që Ambasada e SHBA ju mbështet. Ju përgëzojmë për trimërinë dhe do të vazhdojmë të mbështesim fort punën tuaj jashtëzakonishtë të rëndësishme.

Ju faleminderit.