Fjala e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Hoyt B. Yee pas Takimit me me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati

Faleminderit Z. Ministër. Jam vërtet shumë i lumtur që ndodhem këtu në Tiranë për herë të parë pas 10 vitesh. Është gjithashtu nder dhe kënaqësi që pata mundësinë të takohem me Ministrin dhe stafin e tij dhe për ta uruar për emërimin e tij së fundi si Ministër, si edhe për vendosjen prej tij të kontakteve të ngushta me partnerët në rajon, si edhe për demonstrimin e qartë prej tij të përkushtimit për ta çuar Shqipërinë më afër Bashkimit Europian.

Diskutuam edhe miqësinë dhe partneritetin shumë të ngushtë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara si edhe dëshirën që bashkëndajmë për ta thelluar këtë marrëdhënie.  Sikurse e përmendi edhe Ministri, diskutuam synimin tonë të përbashkët për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.  Unë riafirmova përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur Shqipërinë në këtë synim, përfshirë edhe në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e vendit tim për kontributet e Shqipërisë për Aleancën e NATO-s, veçanërisht në Afganistan dhe operacionin ISAF, ku forcat shqiptare dhe amerikan po punojnë sëbashku, krah për krah, për paqen dhe stabilitetin në Afganistan.
Shqyrtuam rolin shumë pozitiv që Shqipëria po luan në rajon, me forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke punuar sëbashku me vende në rajon që po ashtu po përpiqen të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

Së fundi, shpreha vlerësimin e qeverisë sime për solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në një gamë të gjerë çështjesh ndërkombëtare, përfshi përpjekjet ndërkombëtare për ta bërë regjimin e Asadit në Siri të japë llogari.

Ministri dhe unë ramë në një mendje për të vazhduar bashkëpunimin tonë të ngushtë midis Ministrisë së tij, ambasadës sonë, dhe qeverive tona për të çuar përpara paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

###