Fjala e të Ngarkuarës me Punë a.i. Moses-Ones në Mbledhjen e Zgjedhjes së Anëtarëve të KLP-së

Prokurore e Përgjithshme Marku, Ministre Gjonaj, Ambasador Soreca, kolegë diplomatë të nderuar,

Krerë të prokurorive dhe prokurorë,

Më shumë se dy vjet më parë, ky vend i bëri një zotim popullit të tij dhe partnerëve të tij ndërkombëtarë për ta përmirësuar rrënjësisht sistemin e drejtësisë. Herët, në mëngjesin e 22 korrikut 2016, Kuvendi miratoi njëzëri ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe, kështu, i premtoi popullit shqiptar se do ta sillte këtë ndryshim.

Sot është hapi tjetër i rëndësishëm: një Këshill i Lartë i Prokurorisë që sjell zgjedhje demokratike për prokurorët, llogaridhënie ndaj kolegëve tuaj dhe publikut, si dhe një epokë të re të profesionalizmit. Anëtarët jo-prokurorë janë emëruar tashmë. Së shpejti do të keni në duart tuaja fletët e votimit dhe një votë për të hedhur me qëllim që të zgjidhni përfaqësuesit tuaj të prokurorisë, në këtë këshill. Ky është një moment i rëndësishëm.

Unë nuk dua t’i heq gjë këtij çasti me një fjalim të gjatë. Kjo është koha juaj për të votuar. Kjo është koha juaj për të bërë historine për Shqipërinë dhe botën. Kjo është koha juaj për t’i dhënë njerëzve të Shqipërisë sistemin e drejtësisë që meritojnë dhe që kërkojnë.

Shqipëria ka qenë në pritje të këtij çasti prej kohë të gjatë. Ju e keni pritur këtë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë ndihmuar Prokurorinë e Përgjithshme për rregullat e votimit dhe fletën e votimit; jemi të kënaqur që ky proces do të jetë i drejtë dhe profesional. Si dhe dua që ta dini se Shtetet e Bashkuara janë me ju, se ju nuk jeni vetëm. Pasi të ngrini sot këtë Këshill, ne do t’ju ndihmojmë në punën tuaj. Ne gjithashtu do t’ju ndihmojmë të krijoni SPAK-un dhe BKH-në.  Shtetet e Bashkuara i marrin shumë seriozisht reformat që po bën Shqipëria dhe jemi të kënaqur të festojmë arritjet tuaj të sotme. Ju uroj zgjedhje të mbara!

Ka qenë një nder që t’ju drejtohesha sot. Faleminderit!