Fjala e Ambasadorit Donald Lu gjatë Ecjes kundër Kancerit të Gjirit

Kryetare e Bashkisë Ademi, Zj. Godaj, zonja të guximshme që i mbijetuat kancerit të gjirit, zonja dhe zotërinj,

Shkodra është vendi i përsosur për “Marshimin për kancerin e gjirit” për shkak se shkodranet janë nga më burrneshat në planet.

Familja ime përmban një të mbijetuar nga kanceri i gjirit dhe e di se për këtë nevojitet guxim, si nga gratë, ashtu edhe nga burrat e familjes.

Është guximi për t’u përballur me trajtimin e vështirë të kësaj sëmundjeje. 

Është guximi për t’ia pranuar familjes dhe miqve të tu se ke mbijetuar. 

Si dhe, është guximi për t’u treguar vajzave dhe grave të tjera mbi nevojën e bërjes rregullisht të testimeve për t’u siguruar që ta diagnostikojnë këtë sëmundje që herët.

Për tetë vite i kemi mbështetur marshimet e YWCA për Kancerin e Gjirit.  Dua ta falenderoj YWCA-në dhe partnerët e saj për udhëheqjen e tyre në këtë çështje.

Dëshiroj të falenderoj veçanërisht ata që u ofrojnë grave shqiptare mundësinë për t’u kontrolluar dhe për të kryer mamografi.

Punofshim që të gjithë së bashku për gra të shëndetshme dhe familje të shëndetshme.