Flag

An official website of the United States government

Viza për të Fejuarit
39 MINUTA LEXUAR

Si të Aplikoni

Nëse i/e fejuari/ja juaj banon në Shqipëri, zyra jonë në Ambasadën Amerikane në Tiranë pasi merr peticionin e përpunuar nga NVC, do të dërgojë udhëzime të detajuara mbi dokumentacionin e kërkuar dhe mbi udhëzimet se ku të bëni vizitën mjeksore të kërkuar.  Gjatë intervistës, merren shenjat e gishtërinjve elektronikisht. Disa aplikime vizash kanë nevojë për proces administrativ, e cila kërkon kohë shtesë pas përfundimit të intervistës nga zyrtari konsullor.

Gjithashtu, fëmijët e aplikantëve për vizë K-1 mund të aplikojnë për vizën e llojit K-2.  Aplikim i veçantë duhet dorëzuar për çdo aplikant të vizaës K, dhe çdo aplikant i kësaj kategorie vize duhet të paguaj tarifën e kërkuar.

Më Shumë Informacion
Për informacion më të detajuar në lidhje me këtë kategori vize, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Viza Jo-emigruese për të Fejuar it/at (K-1)”.

Dorëzimi i Peticionit I-129F

Ju, si qytetar Amerikan, duhet të aplikoni me formularin I-129F, Peticion për të Fejuarin/en e Huaj, me zyrat e emigracionit në SH.B.A. të shtetit ku banoni.  Lexoni informacion mbi adresat se ku mund të dorëzoni peticionin I-129F.  Informacion i mëtejshëm gjendet në faqen e internetit të Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Emigracionit të SHBA (USCIS) nën titullin Vizat për të Fejuarit.  Shënim: Formaulrin I-129F nuk mund të dorëzohet në Ambasadën ose Konsullatën e SHBA, apo në zyrat e USCIS jashtë SHBA-ve.  Pasi USCIS të aprovojë peticionin, e dërgon atë në zyrat e Qëndrës Kombëtare të Vizave (NVC) për përpunim.  Pasi përpunohet dokumentacioni, NVC e dërgon atë në Ambasadën e SHBA-së ku i/e fejuari/ja juaj do të aplikojë për një vizë për të fejuar.

HAPI 1: Dokumentet e Kërkuara me Postë

Pasi kërkesa juaj për vizë fejese të jetë miratuar nga USCIS dhe përfunduar nga Qendra Kombëtare e Vizave të Shteteve të Bashkuara (NVC), NVC do e dërgojë rastin tuaj në zyrën tonë për përpunim përfundimtar.

Në këtë hap ju lutemi të ndiqni udhëzimet e mëposhtme vetëm pasi të keni marrë një email udhëzues nga seksioni konsullor i Ambasadës së SHBA në Tiranë. Si përfituesi dhe kërkuesi duhet të dërgojnë dokumente origjinale që kërkohen në rastin e tyre në seksionin konsullor të Ambasadës së SHBA në Tiranë nëpërmjet një shërbimi postar. Adresa jonë postare është:

Seksioni Konsullor/K-1
Ambasada Amerikane
Rr. Stavro Vinjau, Nr. 14
Tiranë, Shqipëri

Shënim: Barra e pёrgjegjёsisё bie mbi aplikantin dhe peticionerin pёr tё sjellё me postё tё gjithё dokumentet e renditura mё poshtё. Seksioni Konsullor nuk do t’ju caktojё njё datё interviste derisa ju t’i keni sjellё tё gjithë dokumentet e kёrkuara. MOS paguani tarifën e vizës emigruese para se të keni marrë udhëzime specifike nga Seksioni Konsullor për një gjë të tillë.

 

DS-160, Formulari Elektronik i Aplikimit për Vizë Jo-emigruese

Plotësoni formularin elektronik DS-160, Aplikim për Vizë Jo-emigruese, (për çdo aplikant për vizë) dhe printoni faqen e konfirmimit. Sigurohuni që të ngarkoni një foto me madhësi të saktë dhe të përfshini çdo emër tjetër që mund të keni përdorur në të kaluarën.

 

Certifikatë lindje

Një certifikatë origjinale e lindjes për çdo aplikant. Ajo duhet të lexojë “Çertifikatë e lindjes”, jo Çertifikatë Personale (p.sh., certifikata e përkthyer në gjashtë gjuhë për përdorim jashtë vendit lexon “Certifikatё Lindjeje”). Aplikantët që nuk kanë lindur në Shqipëri duhet të pajisen me një certifikatë lindjeje të përkthyer dhe të noterizuar nga vendi ku kanë lindur dhe një certifikatë lindjeje shqiptare. Nëse keni lindur në Greqi, duhet të merrni një vulë të posaçme të quajtur “Apostille” mbi certifikatën tuaj dhe më pas ta përktheni atë në anglisht nga Shërbimet e Përkthimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke. Ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke për më shumë informacion.

 

Certifikata(at) e divorcit ose e vdekjes

Nëse jeni martuar më parë, ju lutemi përfshini dëshminë e përfundimit të asaj martese qoftë me vdekje apo divorc (p.sh., certifikatën e vdekjes së bashkëshortit të mëparshëm, vendimin përfundimtar të përkthyer të divorcit, etj.)

 

Certifikata e Gjendjes Gjyqësore

Çdo aplikant, 16 vjeç e lart, duhet të aplikojë për certifikatën e gjendjes gjyqësore (në shqip – Dёshmi Penaliteti) pranë Postës Shqiptare. Përgjigjuni “Ambasada e SHBA” në pyetjen “Institucioni që kërkon certifikatën” te formularit i aplikimit për certifikatën e gjendjes gjyqësore. Aplikoni në emrat aktualë dhe në çdo emër të mëparshëm, duke përfshirë mbiemrin e vajzërisë. Certifikatat e Ministrisë së Drejtësisë për aplikantët për vizë amerikane i transmetohen Seksionit Konsullor të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë drejtpërdrejt nga Ministria e Drejtësisë. Ambasada e SHBA-së në Tiranë do të pranojë vetëm certifikatat që merren direkt nga Ministria e Drejtësisë.
Aplikantët nuk mund të paraqesin certifikatat e tyre në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Për të vërtetuar se keni aplikuar për certifikatën e Ministrisë së Drejtësisë, ju lutemi të paraqisni një kopje të faturës së pagesës për dëshminë penale, të cilën e keni marrë nga Posta Shqiptare. Ju lutemi vini re se aplikantët shpesh refuzohen për mos dorëzimin e certifikatës në të gjithë emrat/mbiemrat e përdorur.

 

Vendimi i Gjykatës ose Certifikata(t) e Prokurorisë së Rrethit:
  • Personat e dënuar për një krim duhet të marrin vendime të plota gjyqësore nga gjykatat e rrethit, pavarësisht nëse aplikuesit për vizë i është falur ose i është dhënë amnisti, ose dënimi penal është shlyer.
  • Personat nën hetim penal nga një prokurori duhet të dorëzojnë një vërtetim nga ajo zyrë.

Këto dokumente duhet të jenë të përkthyera në anglisht dhe të noterizuara.

 

Të dhënat e policisë nga një vend i huaj (nëse ka)

Për aplikantët 16 vjeç e lart, duhet një Vertetim Policor nga një vend i huaj i përkthyer dhe i noterizuar, nëse aplikanti aktualisht banon në atë vend për më shumë se gjashtë muaj, ose nëse aplikanti ka jetuar më parë në atë vend për më shumë se një vit, të aplikojë në emrat aktualë dhe në çdo emër të mëparshëm, duke përfshirë mbiemrin e vajzërisë. Për informacione të mëtejshme, dhe si të aplikoni për Certifikatat e Policisë së një vendi të huaj lexoni në faqen e internet të Byrosë së Çështjeve Konsullore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së te “U.S. Viza: Reciprociteti dhe Dokumentet Civile sipas Vendit“.

  1. Certifikatat e Policisë Italiane: Duhet të pajiseni (1) Certificato Generale del Casellario Giudiziale dhe (2) Certificato dei Carichi Pendenti. Lexoni më shumë se si t’i merrni ato certificata ketu.
  2. Certifikatat e Policisë Greke: Ju kërkohet të aplikoni për një dëshmi penaliteti për përdorimit gjyqësor (“Antigrafo Pinikou Mitroou Dikastikis Hrisis”) nga Ministria e Drejtësisë Greke, Byroja e Dokumenteve Penale për të Huajt (Ipiresia Pinikou Mitroou Allodapon), Mesogion 96, 101 79 Athinë, Greqi, tel. 210776-7300, 210776-7185, 210776-7186 dhe 210776-7043. Per të aplikuar ndiqni udhëzimet këtu.

Ju lutemi vini re se aplikantët shpesh refuzohen sipas seksionit INA 221(g), për shkak të dështimit të dorëzimit të certifikatës(eve) në të gjithë emrat/mbiemrat që kanë përdorur.

 

Vertetimi Ushtarak

Shtetasit Shqiptarë: Nje vërtetim ushtarak për aplikantët meshkuj që kanë lindur përpara Shtatorit 1990, pavarёsisht nёse e keni kryer apo jo shёrbimin ushtarak; si dhe pёr aplikantet femra qё kanё kryer shёrbim tё mёparshёm ushtarak. Ju mund tё aplikoni tek Posta Shqiptare pёr tё marrё kёtё vёrtetim ose nepermjet portalit tee-albania”.

 

Dokumente të tjera civile (nëse ka)

Vendimet e nxjerra nga autoriteti përgjegjës për çdo ndryshim emri, ndryshim moshe, birësim dhe çështje të ngjashme duhet të dorëzohen gjithashtu.

 

2 Foto

Pavarësisht moshës, të gjithë aplikantët për Vizë Emigruese duhet të paraqesin dy fotografi me ngjyra, me përmasa 5 X 5 cm, të realizuara përballë në sfond të thjeshtë të bardhë. Fotografia duhet të merret me pamje të plotë të fytyrës përballë kamerës. Fotografitë nuk duhet të përmirësohen ose ndryshohen në mënyrë dixhitale për të ndryshuar pamjen tuaj reale. Për më shumë detaje, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për “Kërkesat për fotografinë“. Nëse kërkesat nuk plotësohen, fotografia nuk do të pranohet. Fotografia duhet të bëhet brenda gjashtë muajve të fundit.

 

Perkthimi

Nuk ju kërkohet të përktheni dokumente të lëshuara nga autoritetet shqiptare, me përjashtim të vendimeve gjyqësore. Përkthimet në anglisht duhet te jenë nga një përkthyes i çertifikuar dhe më pas të noterizohen, kështu duhet të shoqërohen të gjitha dokumentet që nuk janë në shqip ose në anglisht.

 

Fotokopje pasaporte

Duhet të sigurohet një fotokopje e pasaportës e të gjithë aplikantëve. Pasaporta e përfituesit duhet të jetë e vlefshme për udhëtim në Shtetet e Bashkuara me të paktën një vit vlefshmërie përtej datës së lëshimit të vizës. Duhet të paraqisni pasaportën tuaj në datën e intervistës. Pasaporta duhet të mbajë emrin tuaj aktual ligjor.

 

Prova Të Mbështetjes Financiare Nga Peticioneri
  • Formularin e firmosur I-134 (Affidavit of Support www.uscis.gov/i-134) – Pavarësisht nëse peticioneri kualifikohet ose nuk kualifikohet për të plotësuar këtë formular, ai ose ajo duhet të paraqesë Formularin I-134. Ky dokument nuk duhet të jetë më i vjetër se 12 muaj kur dorëzohet në zyrën Konsullore,
  • Fotokopje të pasaportës amerikane të peticionerit apo certifikatës së natyralizimit ose certifikatën e lindjes në SHBA-së,
  • Një letër për punët e lëshuar së fundmi, që përfshin informacion mbi kohëzgjatjen e punësimit dhe pagën,
  • Taksat e vitit të fundit, (tax return transcript) të marrë direkt nga Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave (IRS).  Shënim: Formularët 1040 nuk pranohen,
  • Formularët W-2 të vitit të fundit për të gjitha punët,

Të ardhurat e peticionerit duhet të plotësojnë kërkesat e 100 për qind të nivelit të Varfërisë, ose, nëse peticioneri nuk është i kualifikuar për të sponsorizuar financiarisht të afërmin e tij/saj, peticionerit do t’i kërkohet të gjejë një sponsor të përbashkët (shih më poshtë).

 

Sponsori Tjetёr

Nëse të ardhurat tuaja (tё peticionerit) janë nën 100% tё nivelit tё varfërisë (poverty guideline), që vendosen çdo vit nga Departamenti Amerikan i Shërbimeve të Shëndetit dhe Njeriut, apo nёse ju nuk jeni i kualifikueshёm pёr tё sponsorizuar financiarisht tё afёrmin tuaj, ju duhet të gjeni një sponsor tjetër (joint sponsor), qё duhet tё dorёzojё:

  • Formularin e firmosur I-134 (Affidavit of Support www.uscis.gov/i-134) – (përveç formularit të plotësuar nga peticioneri). Ky dokument nuk duhet të jetë më i vjetër se 12 muaj kur dorëzohet në zyrën Konsullore,
  • Fotokopje të pasaportës amerikane të sponsorit apo certifikatës së natyralizimit ose certifikatën e lindjes në SHBA-së,
  • Një letër për punët e lëshuar së fundmi, që përfshin informacion mbi kohëzgjatjen e punësimit dhe pagën,
  • Taksat e vitit të fundit, (tax return transcript) të marrë direkt nga Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave (IRS).  Shënim: Formularët 1040 nuk pranohen,
  • Formularët W-2 të vitit të fundit për të gjitha punët,
  • Nёse sponsori tjetёr ёshtё i martuar, bashkёshorti/tja e tij duhet gjithashtu tё plotёsojё dhe dorёzojё formularin I-134 të firmosur. Pёr mё tepёr informacion rreth dokumentacionit tё kёrkuar nga sponsori tjetёr,

 

Dëshmia e marrëdhënies (për të fejuarin (e) tuaj, shtetas amerikan)

Në ditën tuaj të intervistës, sillni dëshmi të marrëdhënies me peticionerin, të tilla si fotografi, korrespondencë ose telefonata, të cilat duhet të tregojnë qartë peticioneri dhe aplikantin, ose prova të tjera të marrëdhënies gjatë një periudhe kohore. Dëshmi se peticioner ka vizituar Shqipërinë, si p.sh. bileta ose rezervime udhëtimi. Vini re se pajisjet elektronike, duke përfshirë DVD-të nuk pranohen dhe do të shkatërrohen nëse dorëzohen.

 

Skadimi i dokumentit

Të gjitha dokumentet duhet të jenë lëshuar brenda një viti nga data e intervistës. Përndryshe, çështja juaj do të refuzohet derisa të marrim të gjitha dokumentet e përditësuara. Kontrolli mjekësor zakonisht skadon gjashtë muaj pas nënshkrimit të formularit mjekësor nga aplikanti (tre muaj për raste të caktuara me zbulimi të TB, etj.).  Pasi çështja juaj të jetë dokumentuar, seksioni konsullor do t’ju njoftojë ju dhe/ose kërkuesin me e-mail, ose me postë, se si të caktoni një datë takimi për vizë. Ndiqni udhëzimet në e-mail se si të planifikoni takimin tuaj. MOS caktoni një datë interviste përpara se të merrni udhëzime specifike për ta bërë këtë, pasi përndryshe ajo do të anulohet.

Caktimi i Intervistës për Vizë K1

Pasi çështja juaj të jetë dokumentuar, seksioni konsullor do t’ju njoftojë ju dhe/ose kërkuesin me e-mail, ose me postë, se si të caktoni një datë takimi për vizë. Ndiqni udhëzimet në e-mail se si të planifikoni takimin tuaj. MOS caktoni një datë interviste përpara se të merrni udhëzime specifike për ta bërë këtë, pasi përndryshe ajo do të anulohet. Për më tepër, do të përballeni me vështirësi në ricaktimin e datës së intervistës kur përdorni të njëjtin numër fature të tarifës në sistemin e takimeve.

Pasi të keni marrë një email nga zyra jonë, ndiqni hapat e mëposhtëm:

Para Intervistës

Të drejtat dhe mbrojtja e të fejuarit(ës) të shtetasit amerikanë

Ju (Aplikanti i Vizës) duhet të lexoni Informacionin mbi të Drejtat Ligjore të Disponueshme për Imigrantët, Viktimat e Dhunës në Familje në Shtetet e Bashkuara dhe faktet rreth imigrimit me vizë martese. Dështimi për të lexuar këtë informacion mund të vonojë përpunimin e vizës suaj.

Ekzaminim mjekësor

Çdo aplikant për vizë, pavarësisht nga mosha, duhet t’i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor nga mjekët e autorizuar të panelit të Ambasadës së SHBA. Ju duhet të lexoni informacionin në faqen e internetit të mjekëve të autorizuar dhe të plotësoni formularin e ekzaminimit mjekësor, nën “Aplikoni për një takim” dhe t’ia dorëzoni formularin njërit prej mjekëve të panelit tre javë përpara datës së takimit të intervistës për vizë (ose menjëherë pasi të mësoni datën e intervistës për vizë). Zyra e mjekut të autorizuar do t’ju dërgojë me email informacionin për datën e takimit mjekësor. Aplikanti është përgjegjës për koston e examinimikt mjekësor. Një ekzaminim mjekësor kërkohet gjithashtu për çdo fëmijë shoqërues. Ju duhet të sillni letrën e takimit me vete në ditën e ekzaminimit mjekësor.

Ju mund të lexoni pyetjet e bëra më shpesh të ekzaminimit mjekësor duke vizituar faqen e internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së “Ekzaminimi mjekësor“.

Shënim: Vlefshmëria e vizës suaj do të kufizohet në bazë të vlefshmërisë së raportit tuaj mjekësor. Raportet mjekësore të klasifikuara si “Klasa B (TB)” janë të vlefshme për 3 muaj nga data në të cilën mjeku ka nënshkruar raportin. Të gjitha raportet e tjera mjekësore të klasifikuara si “Pa sëmundje apo defekt të dukshëm” janë të vlefshme për 6 muaj pas datës në të cilën mjeku ka nënshkruar raportin. Nëse çështja juaj i nënshtrohet përpunimit të mëtejshëm administrativ, ose nëse përpunimi i dosjes suaj vonohet për shkak të mungesës së dokumenteve, raporti mjekësor mund të skadojë përpara se të lëshohet viza juaj. Në këtë rast, do t’ju kërkohet të rinovoni ekzaminimin mjekësor dhe të paraqisni një raport mjekësor të përditësuar në Seksionin Konsullor përpara se të merrni vizën tuaj. Ju duhet të dorëzoni raportin tuaj mjekësor në këtë zyrë në kohën e intervistës suaj, përveç rasteve kur ju udhëzohet në mënyrë specifike nga zyra jonë për ta dërguar me postë përpara datës së intervistës. Mos e sillni CD-në me rreze X në Ambasadë.

 

Caktimi i Intervistës

Ndiqni udhëzimet e dërguar për ju në email, se si të regjistroheni për DHL, të paguani tarifën e vizës për të fejuarin(ën) dhe të caktoni një takim. Çdo datë takimi që caktohet përpara njoftimit nga Seksioni Konsullor do të ANULOHET.

Duke filluar nga 12 shtatori 2014, tarifa për vizën e të fejuarit është 265,00 dollarë për person. Meqenëse tarifat mund të ndryshojnë, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Byrosë së Çështjeve Konsullore të Departamentit të Shtetit “Tarifat për shërbimet e vizave” për informacion të përditësuar mbi tarifat e vizave. Printoni letrën e takimit dhe silleni atë në Ambasadë në datën e takimit për vizë.

 

Ditën e intervistën tuaj (Informacionet e Sigurisë)

Artikujt e mëposhtëm nuk lejohen në Seksionin Konsullor: telefonat celularë, iPod-et, kamerat fotografike ose video, pajisjet elektronike si radiot, aparatet portative CD ose pajisje të tjera, duke përfshirë kompjuter. Ju lutemi mos sillni asnjë lloj pajisje elektronike. Ju lutemi të mos sillni çanta të mëdha në Seksionin Konsullor, pasi nuk ka vend për ruajtjen e tyre. Ne ju rekomandojmë që të mos sillni sende të panevojshme me vete në çantën tuaj ditën e intervistës pasi kjo mund të vonojë kontrollin tuaj të sigurisë.

 

Pas Intervistës

Pas intervistës tuaj me Zyrtarin Konsullor, me kusht që dosja juaj të jetë e plotë nga ana dokumentare dhe të jeni gjetur të kualifikuar për vizë, viza juaj do të lëshohet dhe do të dërgohet së bashku me paketën e vizës nëpërmjet shërbimit korrier DHL në degën e DHL që keni zgjedhur gjatë regjistrimit. Shërbimi korrier DHL. DHL do t’ju njoftojë me e-mail kur mund të shkoni dhe të merrni pasaportën tuaj nga zyra e tyre.

E rëndësishme: Mos e hapni zarfin kafe që përmban paketën e vizës; përndryshe, nuk do të mund të udhëtoni. Ju duhet të na njoftoni duke përdorur Visa Navigator në një situatë të tillë.

Shënim: Nëse nuk e keni marrë vizën tuaj brenda 15 ditëve të punës nga data kur pasaporta juaj na është dorëzuar për lëshimin e vizës, mund të kontaktoni zyrën tonë duke përdorur Navigatorin tonë të Vizave. Mos bëni asnjë organizim udhëtimi derisa t’ju dorëzohet viza.

 

Disa aplikime mund të kerkojnë:

  1. Dokumentet shtesë:  Kur kërkohen dokumente shtesë, Zyrtari Konsullor do t’ju ofrojë një letër refuzimi e cila liston të gjitha dokumentet që mungojnë. Vetëm dokumentet që janë shënuar në listë zbatohen në rastin tuaj. Ju lutemi vini re se Zyrtari Konsullor mund të përdorë gjuhën shqipe për të shpjeguar dokumentet e kërkuara nga aplikanti dhe gjuhën angleze për të shpjeguar dokumentet e kërkuara nga sponsori. Prandaj, mund t’ju duhet t’i dërgoni sponsorit një kopje të letrës së refuzimit me faks ose email. Rekomandohet fuqimisht që të dërgoni të gjitha dokumentet e kërkuara menjëherë; përndryshe, përpunimi i çështjes suaj mund të marrë më shumë kohë.
  2. Përpunimi i mëtejshëm administrativ:  Një proces i mëtejshëm administrativ kërkon kohë shtesë pas intervistimit të aplikantit për vizë nga një zyrtar konsullor. Aplikantët informohen për këtë kërkesë kur aplikojnë. Shumica e proceseve administrative zgjidhen brenda 60 ditëve nga intervista për vizë. Kur kërkohet përpunimi administrativ, koha do të ndryshojë në bazë të rrethanave individuale të secilit rast. Përpara se të bëjnë pyetje për statusin e përpunimit administrativ, aplikantëve ose përfaqësuesve të tyre duhet të presin të paktën 60 ditë nga data e intervistës për vizë ose nga data e dorëzimit të dokumenteve shtesë, cilado qoftë më e fundit.
Më e Rëndësishme

Asnjë garanci nuk mund të jepet para se do të lëshohet një vizë. Zyrtari konsullor mund të marrë një vendim vetëm pasi të shqyrtojë aplikimin zyrtar me të gjitha dokumentet dhe pasi të ketë kryer një intervistë me aplikantin.

Aplikantët për vizë nuk duhet të bëjnë asnjë planifikim udhëtimi, të shesin pronën personale ose të bëjnë ndryshime të tjera jetike derisa viza të jetë lëshuar dhe dorëzuar tek ju. Kjo zyrë do të bëjë çdo përpjekje për të përshpejtuar procesin e vizave. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm se mund të ketë komplikime me përpunimin e çështjes suaj të vizës pasi aplikantëve mund t’u kërkohet të kthehen në këtë zyrë ose të dorëzojnë informacion/dokument shtesë.

Seksioni 203(g) i Aktit të Emigracionit dhe Shtetësisë në SHBA kërkon që një emigrant që synon të ndjekë aplikimin e tij/saj për vizë brenda një viti nga data kur ai ose ajo informohet se është e mundur ta bëjë këtë. Nëse nuk e bëni këtë brenda një viti nga data e njoftimit, aplikimi juaj dhe çdo peticion për vizë i miratuar për ju do të anulohet.

 

Miratimi i vizës – Kur merrni vizën tuaj

Viza juaj e imigrimit do të vendoset në një faqe në pasaportën tuaj. Ju lutemi rishikoni menjëherë informacionin e printuar për t’u siguruar që nuk ka gabime. Nëse ka ndonjë gabim drejtshkrimor, kontaktoni menjëherë Seksionin Konsullor duke përdorur Visa Navigatorin tonë me informacion të detajuar në lidhje me gabimin e konstatuar.

 

Paketa e vizës emigruese e vulosur

Do të merrni gjithashtu një pako të mbyllur që përmban dokumente që duhet t’i paraqisni Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA në një port hyrje (shpesh aeroport) pas mbërritjes tuaj në Shtetet e Bashkuara. Ju nuk duhet të hapni paketën e mbyllur; duhet të mbahet në një bagazh dore së bashku me CD-në me rreze X.

 

Kur duhet të udhëtoni

Ju duhet të mbërrini dhe të aplikoni për pranim në Shtetet e Bashkuara jo më vonë se data e skadimit të vizës që është e shtypur në vizën tuaj; dështimi për ta bërë këtë do të rezultojë në humbjen e statusit tuaj të emigrantit. Një vizë emigrimi është zakonisht e vlefshme deri në gjashtë muaj nga data e lëshimit, përveç nëse ekzaminimi juaj mjekësor skadon më shpejt, gjë që mund ta bëjë vizën tuaj të vlefshme për më pak se gjashtë muaj. Mos udhëtoni jashtë SHBA-së derisa të merrni kartën tuaj të qëndrimit të përhershëm. Viza juaj nuk mund të zgjatet përtej datës së skadimit të saj dhe të gjitha tarifat e paguara për vizë janë të pakthyeshme. Nëse për ndonjë arsye nuk mund ta përdorni vizën, duhet ta ktheni atë në Seksionin Konsullor të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Një tjetër vizë mund të lëshohet nëse jeni në gjendje të provoni se nuk keni udhëtuar në SHBA për arsye jashtë kontrollit tuaj.

 

Hyrja në Shtetet e Bashkuara

Kur udhëton për në Shtetet e Bashkuara, aplikanti kryesor duhet të hyjë përpara ose në të njëjtën kohë me anëtarët e familjes me viza. Fëmijët, të cilët mbushin 21 vjeç pas lëshimit të vizës, duhet të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara para se të mbushin 21 vjeç; përndryshe, ata do e humbasin statusin e tyre si emigrant. Me vizën tuaj të emigrimit (para se të skadojë) dhe paketën e mbyllur, ju do të udhëtoni në një port të hyrjes në SHBA (shpesh një aeroport) dhe do të kërkoni leje për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

 

Formulari I-551, Karta e Rezidentit të Përhershëm (Green Card)

Karta juaj jeshile, do të dërgohet me postë në adresën në Shtetet e Bashkuara që është shkruar në formularët e aplikimit tuaj. Ky është një dokument shumë i rëndësishëm, i cili do të shërbejë si dëshmi se keni leje për qëndrim të përhershëm dhe ju jep mundësinë të qëndroni dhe të hyni në SHBA pa vizë. Shikoni faqen e internetit të USCIS “Mirë se vini në Shtetet e Bashkuara” për më shumë informacion.

Statusi i kushtëzuar

Karta juaj jeshile ka një status të kushtëzuar. Ju duhet të martoheni brenda 90 ditëve nga pranimi në SHBA me vizën e të fejuarit(e). Për të hequr kushtet, Formulari I-751 duhet të dorëzohet në USCIS brenda 90 ditëve përpara përfundimit të periudhës dy-vjeçare të qëndrimit të përhershëm me kusht. Të dy bashkëshortët e paraqesin formularin bashkërisht, përveç rastit kur zbatohet një përjashtim.

 

Të dhënat e vaksinimit

Fëmijëve u kërkohet të bëjnë disa vaksina përpara se të regjistrohen në shkollë në Shtetet e Bashkuara. Prandaj, rekomandohet që fëmija juaj të ketë të dhëna të plota të vaksinimit përpara se të emigrojë (ju jep mjeku i panelit një kopje të vaksinimit). Mësoni rreth kërkesave të vaksinimit në faqen e internetit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) “Kërkesat e Shtetit për Vaksinimit“.

 

Për emigrantët e rinj – Mirë se vini në Shtetet e Bashkuara

Një udhëzues në lidhje me emigrantët e rinj në Shtetet e Bashkuara, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të USCIS “Mirë se vini në Shtetet e Bashkuara“. Pas lëshimit të Kartës së Qëndrimit të Përhershëm, duhet të qëndroni jashtë vendit për më pak se një vit, përndryshe do të konsiderohet se keni humbur statusin e Banorit të Përhershëm Ligjor. Për më shumë informacion mbi të drejtat dhe përgjegjësitë si Banorë të Përhershëm Ligjor, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të USCIS “Mbajtja e vendbanimit të përhershëm“. Nëse keni pyetje në lidhje me kartën e banimit të përhershëm, ose nëse nuk e keni marrë kartën tuaj brenda një kohe të caktuar, ju lutemi kontaktoni drejtpërdrejt USCIS.

 

PARALAJMËRIM!
MASHTRIMI ME VIZAT ËSHTË VEPRIM I RËNDË. PËRPJEKJET PËR TË KEQPËRFAQËSUAR NJË FAKT MATERIALE OSE TË MAJSHTONI NJË ZYRËS KONSULORE MUND TË RREZIKOJË APLIKIMIN AKTUALE DHE ATË TË ARDHSHMIN PËR VIZË.