Fëmijët nga Shkodra Njihen me Amerikën

Më 6 maj, një grup nxënësish nga shkolla “3 dhjetori” në Shkodër vizituan Ambasadën Amerikane në Tiranë. Ata u takuan me Shefin e ZYrës së Marrëdhënieve me Publikun, Z. Ryan Roberts, i cili i përgëzoi për punimet e bukura që kishin krijuar.

Nxënësit treguan për sportet, muzikën, poemat dhe vizatimet e tyre të preferuara.  Ambasadori Donald Lu i lavdëroi ata për talentin e tyre në muzikë, pikturë dhe interpretimet artistike. Ai falenderoi edhe mësueset për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur me nxënësit.