Fëmijet e Këndit Amerikan ne Vlorë Vizitojnë Anijen Amerikane

Nje grup anetaresh te Kendit Amerikan ne Vlore dhe nxenes te Shkolles Internacionale vizituan sot anijen amerikane Porter. Te shoqeruar nga Shefi i Zyres se Marredhenieve me Publikun Ryan Roberts nxenesit u transportuan per te anija amerikane me nje anije me te vogel nga porti i Vlores. Anetaret e ekupazhit dhe zyrtaret e larte te anijes se bashku me Zevendes Ambasadorin David Muniz i priti nxenesit ne bordin e anijes. Ata i treguan nxenesve pjese te ndryshme te anijes, raketa dhe mjete te ndryshme qe anija dispononte dhe gjithashtu i treguan per eksperiencen e tyre si marinare ne mbrojtje te atdheut te tyre.