Flag

An official website of the United States government

Viza që Përfitohen nga Familja
33 MINUTA LEXUAR

Si të Nisni Procesin e Imigrimit

Për informacion dhe përditësime në lidhje me statusin tonë operacional dhe procesimin e vizave emigruese, ju lutemi vizitoni: https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/immigrant-visas-sq/

Dy kategoritë e grupeve të Vizave që Përfitohen nga Familja, të afërmit e menjëhershëm dhe preferencat familjare, janë dhënë sipas dispozitave të ligjit të imigracionit të Shteteve të Bashkuara, specifikisht Akti i Imigracionit dhe Kombësisë (INA).  Ju mund të mësoni më shumë rreth këtyre kategorive të vizave imigruese tek usvisas.state.gov.

Për të aplikuar për një vizë imigrimi për një të afërm të menjëhershëm ose preference familjare, ndiqni hapat në Procesin e Vizë Emigruese në usvisas.state.gov.  Pasi të keni përfunduar këto hapa, shqyrtoni udhëzimet e dhëna nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), së bashku me informacionin e paraqitur në këtë faqe, për udhëzime të mëtejshme.

Vizat Imigruese Bazuar nё Familjarё tё Drejtpёrdrejtё (Të Palimituarit): Kёto lloje vizash bazohen nё njё lidhje tё ngushtё familjare me njё qytetar Amerikan, qё pёrcaktohen si i afёrm i drejtpёrdrejtё (Immediate Relative – IR).  Numri i imigrantёve nё kёto kategori nuk kufizohet pёr secilin vit fiskal.  Llojet e vizave bazuar nё tё afёrm tё menjёhershёm pёrfshijnё:

  • IR-1: Bashkёshort/e e Qytetarit Amerikan;
  • IR-2: Fёmijё nёn moshën 21 vjeç i Qytetarit Amerikan;
  • IR-3: Jetim i birёsuar jashtё SHBA nga njё Qytetar Amerikan;
  • IR-4: Jetim qё do tё birёsohet nё SHBA nga njё Qytetar Amerikan;
  • IR-5: Prind i njё Qytetari Amerikan, i cili ёshtё tё paktёn 21 vjeç.

Vizat Imigruese Bazuar nё Preferencёn Familjare (Të Limituarit): Kёto lloje vizash janё pёr lidhjet familjare mё specifike, mё tё largёta, me njё qytetar Amerikan dhe disa lidhje tё pёrcaktuara me Banorin e Pёrhershёm tё Ligjshёm (LPR).  Pёr imigrantёt me preferencё familjare ekzistojnё kufizime numerike pёr çdo vit fiskal, tё cilёt tregohen nё fund tё çdo kategorie. Kategoritё e vizave imigruese bazuar nё preferencёn familjare janё:

  • Preferenca e Parë Familjare (F1): Djemtë dhe Vajzat e pamartuar të Qytetarёve Amerikanë dhe fëmijët e tyre, nё qoftё se kanë;
  • Preferenca e Dytë Familjare (F2): Bashkëshortët/et, fëmijët minorenё, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuar (mbi 21 vjeç) tё banorёve të përhershëm tё ligjshёm.  Të paktën 27 përqind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; pjesa e mbetur u kalohet djemve dhe vajzave të pamartuar;
  • Preferenca e Tretë Familjare (F3): Djemtë dhe Vajzat e martuar të Qytetarёve Amerikanë, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre;
  • Preferenca e Katërt Familjare (F4): Vëllezërit dhe motrat e Qytetarëve Amerikanë dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, kur qytetarët Amerikanё janë të paktën 21 vjeç.

Shënim: Gjyshërit, tezet dhe hallat, dajat dhe xhaxhallarët, vjerri dhe vjerra, dhe kushërinjtë nuk mund të bëjnë bashkim familjar.

Përpara Intervistës

Çfarё Duhet tё Sillni Ditёn e Intervistёs:

  • Letrёn e datёs sё takimit qё ju morёt nga Qendra Kombёtare e Vizave (NVC), ose nё raste tё rralla nga Seksionin Konsullor;
  • Zarfin e pahapur tё Vizitёs Mjekёsore;
  • Pasaportёn tuaj;
  • Dokumente tё pёrditёsuara tё lёshuara gjatё 12 muajve tё fundit. Dokumentet civile tё lёshuara mё parё se njё vit nga data e intervistёs konsiderohen tё skaduara. Nёse dokumentet tuaja civile ishin lёshuar mbi njё vit mё parё, sillni dokumente origjinale tё lёshuara kohёt e fundit dhe/ose evidenca financiare si p.sh.: taksat e peticionerit tё cilat mund tё kenё ndryshuar, apo tё jenё zёvendёsuar qё nga koha qё ju i nisёt pranё NVC-sё pёr shqyrtim. Nёse ju nuk i sillni dokumentet e kёrkuara, rasti juaj do tё refuzohet derisa ne t’i kemi marrё ato dokumente. Ndaj, lutemi qё tё merrni pak kohё pёr tё rishikuar listёn e dokumenteve pёrpara se tё paraqiteni pёr intervisё. Seksioni Konsullor ka vёnё re qё njё numёr i konsiderueshёm i rasteve numerikisht tё limituara (si p.sh.: kategoritё e vizave F, E, etj.), dokumentet e tё cilave shpeshherё skadojnё pёr shkak tё kohёs sё gjatё tё pritjes nё NVC ndёrkohё qё rasti nuk ishte aktual.
  • Certifikatё lindjeje qё tregon statusin e saktё civil tuajin. Pёr shembull, nese ju jeni martuar jashtё Shqipёrisё dhe dorёzoni nё certifikatё lindjeje me statusin civil beqar, ju do tё refuzoheni derisa ju tё na dёrgoni njё certifikatё tё re lindjeje qё tregon statusin e saktё si i martuar.
  • Nёse sponsori dorёzoi njё I-864 (Garanci Mbёshtetjeje) dhe dёrgoi pranё NVC-sё prova tё njё Shtyrjeje tё Deklarimit tё tё Ardhurave pranё IRS, ju duhet tё sillni Taksat Federale mё tё fundit nё ditёn e intervistёs;

Aplikantёt e vizave nё kategoritё K1, K3, CR1, IR1, F21, C21, FX1, dhe CX1 duhet tё lexojnё Informacionin pёr Tё Drejtat dhe Mbrojtja e të Fejuarve dhe Bashkëshortëve të Huaj të Qytetarëve Amerikanë dhe Bashkëshortëve të Huaj të Banorëve të Përhershëm të Ligjshëm.  Nёse nuk lexohet ky informacion, mund tё rezultojё nё vonesё tё procesimit tё rastit tuaj.

REGJISTROHUNI PËR SHËRBIMIN POSTAR DHL: Pasi ju tё keni marrё njoftimin nga NVC-ja pёr datёn e takimit pёr intervistё, ju duhet tё krijoni njё llogari nё adresën e internetit albania.usvisa-info.com, dhe do tё ndiqni udhёzimet nё atё faqe pёr t’u regjistruar pёr shёrbimin postar DHL.  Gjithashtu, ju mund tё kontaktoni Qendrёn e Telefonatave nё numrat pa pagesё +355(0)44500037 (nga Shqipёria), 703-439-2349 (nga Sh.B.A.), ose USVisaAlbania (nё Skype) pёr tё folur me njё operator qё t’ju ndihmojё.  Lutemi tё ruani detajet e llogarisё suaj pasi juve mund t’ju duhet tё hyni pёrsёri nё kёtё faqe interneti qё tё mёsoni rreth statusit tё dorёzimit tё pasaportёs suaj dhe/ose pёr tё dёrguar dokumente shtesё, nёse kёrkohet nga Zyrtari Konsullor gjatё intervistёs.  Shёrbimi postar falas i DHL-sё ёshtё i vlefshёm vetёm brenda Shqipёrisё.

Printoni fletёn e konfirmimit tё regjistrimit nё shёrbimin DHL dhe silleni ditёn e intervistёs.  Nёse ne nuk e marrim kёtё informacion nga ju, do tё krijohet vonesё nё rastin tuaj të vizës emigruese.

SIGURIA: Pajisjet elektronike tё çfarëdo lloji nuk lejohen brenda Ambasadës Amerikane, duke përfshirë telefonat celularë, kamera, pajisje regjistrimi, elektronike, kompjuter, çanta të mëdha apo bagazh.  Aplikantët nuk mund të sjellin armë, lëngje apo objekte nën presion (të tilla si Hairspray ose deodorant).

Nuk ka parkim publik pranë Ambasadës, ndaj kёshillohet tё pёrdorni transportin publik.

VIZITA MJEKËSORE: Pёrpara intervistёs suaj pёr vizё, tё gjithё aplikantёt duhet t’i nёnshtrohen vizitёs mjekёsore, e cila kryhet vetёm nga doktorёt nё marrёveshje me Seksionin Konsullor tё Ambasadёs Amerikane, nё Tiranё.

Ju duhet tё paraqiteni pёr vizitёn mjekёsore fiks tre javё pёrpara datёs sё intervistёs.  Ju duhet tё shkarkoni e tё lexoni me kujdes listёn e Udhёzimeve Mjekёsore e cila ndodhet në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Vizita Mjekësore”, ta plotёsoni atё dhe t’ia paraqisni doktorit tё autorizuar.  Aplikanti ёshtё gjithashtu pёrgjegjёs pёr pagesёn e tarifёs sё ekzaminimit nga mjekёt.  Njё ekzaminim mjekёsor kёrkohet edhe pёr çdo fёmijё shoqёrues. Ju duhet tё keni me vete fletёn e datёs sё takimit nё ditёn e vizitёs mjekёsore, si dhe numrin e rastit tuaj.

Mos e dёrgoni ekzaminimin mjekёsor nё Seksionin Konsullor pёrpara intervistёs, pёrveç rasteve kur ju ёshtё komunikuar ndryshe.  Ju duhet ta sillni zarfin e pahapur tё ekzaminimit mjekёsor nё Seksionin Konsullor ditёn e intervistёs. Mos e sillni CD-nё e Rrezeve X nё Seksionin Konsullor.

Formularin e Vizitёs Mjekёsore mund ta gjeni në faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Vizita Mjekësore”.  Kёrkoni pёr TIA – Tirana dhe ju do tё shkarkoni formularin e vizitёs mjekёsore, i cili ёshtё nё tё dyja gjuhёt Anglisht dhe Shqip.

Informacion Shtesё

Gjatё gjithё procesit tё aplikimit pёr vizё dhe intervistёs ju duhet tё thoni tё vёrtetёn dhe tё jepni informacion tё plotё dhe tё saktё. Kjo pёrfshin dokumentet qё ju sillni; ato duhet tё jenё tё ligjshme. Nёse ju nuk e bёni njё gjё tё tillё, viza juaj do tё vonohet, ose ju mund tё gjendeni i papranueshёm pёr njё vizё.

Intervista

Prej datës 29 dhjetor 2020, Ambasada Amerikane e Tiranës rifillon shërbimet e kufizuara të vizave emigruese për kategoritë e vizave për Bashkëshortët (IR1, CR1) dhe të Fejuarit (K1), për ata aplikantë me peticione aktualisht të vlefshme nga USCIS. Disponueshmëria e takimit duhet të jetë e kufizuar pasi marrim masa paraprake për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë punonjësve të Ambasadës dhe atyre që u shërbejmë. Ne e vlerësojmë durimin tuaj të vazhdueshëm dhe bashkëpunimin tuaj me të gjitha masat e nevojshme të sigurisë.

Të gjitha shërbimet e tjera rutinë të vizave imigruese dhe joimigruese janë pezulluar. Ju lutemi vazhdoni të monitoroni këtë faqe në internet për përditësimet. Ne do të japim detaje shtesë kur të jemi në gjendje të rifillojmë shërbimet në kategori specifike të vizave.

 

  • Ambasada ndodhet nё Rrugёn e Elbasanit, Nr. 103, Tiranё.  Pas mbёrritjes, lutemi tё paraqiteni tek hyrja e Seksionit Konsullor pёr udhёzime tё mёtejshme.  Mos ejani mё shpejt se 15 minuta nga orari i takimit tuaj;
  • Tё gjithё aplikantёt e vizave emigruese, pavarёsisht moshёs, duhet tё paraqiten personalisht pёr intervistёn e tyre;
  • Mos sillni pjesёtarё tё familjes apo persona tё tjerё nё Konsullatё.  Vetёm ata qё aplikojnё pёr vizё do tё lejohen tё hyjnё.  Pёrjashtime bёhen pёr aplikantёt qё kanё nevojё pёr ndihmё fizike;
  • Sillni letrёn tuaj tё takimit, pasaportё tё vlefshme dhe dokumente tё tjera tё kёrkuara;
  • Mos sillni ndonjё nga sendet e ndaluara, si p.sh.: sende tё mprehta, duke pёrfshirё stilolapsa; ushqime dhe pije; lёngje; celularё; aparat fotografik; pasqyrё; aerosol; produkte duhani, shkrepёse apo çakmakё; etj;
  • Ju do tё kaloni nёpёrmjet pikёs sё kontrollit dhe do tё drejtoheni nё dhomёn e pritjes apo nё sportelin e regjistrimit;
  • Aplikantёt thёrriten me emёr.  Lutemi tё dёgjoni tё gjitha njoftimet nga qendra e zёrit.  Kur tё thёrritet emri juaj, shkoni nё sportelin me numrin e treguar;
  • Vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Tarifat pёr Shёrbimet e Vizave” pёr informacion tё detajuar rreth tarifave tё vizave emigruese.  Nёse peticioneri e ka paguar kёtё tarifё pёr ju pranё NVC-sё, atёherё ju nuk nevojitet tё paguani pёrsёri.  Nёse jo, atёherё ju do tё duhet ta paguani tarifёn e aplikimit pёr vizё nё ditёn e intervistёs.  Pagesa pёr vizёn emigruese kryhet vetёm me para nё dorё tek kasa e Seksionit Konsullor, nё Dollarё Amerikanё ose Lekё shqiptarё.  Pёrjashtim bёjnё aplikantёt e vizave K, tё cilёt marrin udhёzime specifike nga Seksioni Konsullor pёr mёnyrёn e pagesёs;
  • Data e intervistёs caktohet nga NVC-ja dhe ju, peticioneri, apo agjenti i pёrzgjedhur do tё merrni njoftimin nga NVC-ja nё lidhje me datёn e takimit.  Vetёm nё pak raste data e takimit caktohet nga Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane nё Tiranё;
  • Jepini pёrfaqёsuesit konsullor fletёn tuaj tё takimit, pasaportat me viza tё mёparshme Amerikane nёse keni patur, dhe çdo informacion tjetёr qё ju kёrkohet;
  • Emri juaj do tё thёrritet sёrish pёr tё dhёnё gjurmёt e gishtёrinjve.  Ju do tё vendosni gishtёrinjtё tuaj nё njё ekran tё vogёl skanues.  Zyrtari konsullor do ju udhёzojё se cilёt gishtёrinj do tё vendosni nё fillim.  Pas skanimit tё gjurmёve tё gishtёrinjve, njё Oficer Konsullor do zhvillojё intervistёn tuaj
  • Viza tё mёparshme Amerikane mund tё anullohen, edhe nёse ato janё akoma tё vlefshme;
  • Pasi ju tё gjendeni i kualifikuar pёr vizёn emigruese, ju mund ta tёrhiqni pasaportёn tuaj me vizё nё zyrёn e DHL-sё ku ju u regjistruat pёr shёrbimin postar DHL;
  • Nёse ju u refuzuat pёr shkak se kёrkohen dokumente shtesё, lexoni me kujdes tё gjitha pikat e shёnuara me kryq, tё cilat aplikohen nё rastin tuaj;
  • Ju mund tё kontrolloni statusin e rastit tuaj nё adresën e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit: https://ceac.state.gov/CEAC/.  Gjithçka ju duhet pёr tё monitoruar progresin e rastit tuaj ёshtё numri i dosjes suaj dhe vendi ku do tё (apo po) kryhet intervista juaj;
  • Asnjё garanci nuk mund t’ju jepet pёrpara kohe nёse viza do tё lёshohet.  Ju NUK duhet tё prisni biletёn, nuk duhet tё shisni pronёn, apo tё jepni dorёheqjen nga puna juaj derisa viza juaj tё jetё lёshuar.

Dokumentacioni i Kërkuar

Dokumentacioni i Kёrkuar Pёr Aplikantёt e Vizave Imigruese

Nё pёrgjithёsi janё dy hapa ku kёrkohen dokumentet pёr aplikantёt e vizave imigruese: 1) Qendra Kombëtare e Vizave dhe 2) Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane në Tiranë.

Qendra Kombëtare e Vizave (NVC)

  • Pasi peticioni juaj është miratuar nga USCIS, si dhe çështja juaj është aktuale për shqyrtim nga NVC-ja sipas buletinit të vizave, NVC-ja ju kontakton për përgatitjen e dokumentacionit. Të gjitha dokumentet do të ngarkohen elektronikisht, ose do t’i dёrgohen me postё Qendrës Kombëtare të Vizave (NVC) nё SHBA, në varësi të udhëzimeve specifike të NVC-së.

Seksioni Konsullor

  • Pasi NVC t’ju ketë caktuar datën tuaj të intervistës, dy (2) javë përpara intervistës tuaj, ju do të dërgoni me postë të shpejtë (jo me DHL*) dokumentet tuaja origjinale. Për çështjet e vizave imigruese që i kanë ngarkuar elektronikisht dokumentet e tyre për NVC-në, nuk ka nevojë të dërgohet garancia financiare dhe taksat e peticionerit, përveç rasteve kur udhëzoheni specifikisht nga Seksioni Konsullor.  Shkarkoni këtu (PDF 313 KB) dokumentacionin e kërkuar.
  • Në disa raste të veçanta, Seksioni Konsullor mund t’ju kontaktojë që të përgatitni dokumentacionin e kërkuar dhe dёrgoni me postё tё shpejtё (jo me DHL*) dhe vetëm pasi çështja juaj të jetë e plotë nga ana dokumentare, përfshirë edhe vizitën mjekësore, Seksioni Konsullor ju autorizon që të caktoni takimin në llogarinë tuaj. Shkarkoni këtu (PDF 313 KB) dokumentacionin e kërkuar.

Shkarkoni këtu (PDF 307 KB) dokumentacionin e kërkuar. Këtu do të gjeni informacionin nga Departamenti i Shetit, Byroja e Çështjeve Konsullore, në lidhje me të gjithë procesin e aplikimit për vizë imigruese (në Anglisht).

* Shënim: Ju nuk jeni tё autorizuar qё tё pёrdorni shёrbimet e DHL-sё pёrpara datёs tuaj tё intervistёs. Ndaj, pёrdorni njё postё tjetёr tё shpejtё pёr dёrgimin e dokumenteve. Shërbimin DHL ju mund ta përdorni vetëm pas datës tuaj të intervistës.

Tё gjitha dokumentet duhet tё jenё tё vlefshme nё ditёn e intervistёs. Dokumentet e skaduara mund tё krijojnё vonesё nё shqyrtimin e vizёs. Nёse dokumentet e juaja ishin lёshuar mbi njё vit nga data e intervistёs, ato konsiderohen tё skaduara. Nё njё rast tё tillё, ju duhet tё sillni nё ditёn e intervistёs dokumente tё pёrditёsuara. Kini parasysh qё Oficeri Konsullor mund tё kёrkojё dokumente shtesё, nё varёsi tё llojit tё vizёs.

Vizita mjekësore: të gjithë aplikantët e vizës imigruese, pavarësisht moshës, duhet të kryejnë vizitën mjekësore përpara intervistës për vizë. Vetëm një mjek i akredituar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara mund ta kryejë këtë vizitë mjekësore. Është përgjegjësia juaj që të caktoni një takim me një nga mjekët e renditur më poshtë tre javë përpara datës tuaj të intervistës për vizë në Ambasadë. Lutemi vizitoni faqen e internetit të mjekëve të autorizuar për informacion të detajuar se si të aplikoni për një takim dhe mbi dokumentacionin e kërkuar që duhet të paraqitni tek mjeku. Nuk do të pranohen vizita mjekësore nga mjekë të tjerë.

Informacion Shtesё

Gjatё gjithё procesit tё aplikimit pёr vizё dhe intervistёs ju duhet tё thoni tё vёrtetёn dhe tё jepni informacion tё plotё dhe tё saktё. Kjo pёrfshin dokumentet qё ju sillni; ato duhet tё jenё tё ligjshme. Nёse ju nuk e bёni njё gjё tё tillё, viza juaj do tё vonohet, ose ju mund tё gjendeni i papranueshёm pёr njё vizё.

Pas Intervistës

Vetëm një oficer konsullor mund të marrë një vendim mbi një vizë pasi të ketë shqyrtuar aplikimin tuaj zyrtar dhe t’ju ketë intervistuar. Nuk ka garanci që juve do t’ju lëshohet viza. Mos shisni shtëpinë, makinën apo pronën, mos jepni dorëheqjen nga puna dhe mos blini një biletë të parimbursueshme derisa të keni marrë vizën tuaj imigruese në dorëzim.

Në rast se nevojitet informacion shtesë

Në disa raste, oficeri konsullor nuk mund të marrë një vendim mbi një aplikim për vizë pasi ai ose ajo ka nevojë të shqyrtojë dokumente shtesë ose çështja mund të kërkojë proces të mëtejshëm administrativ. Kur ju kërkohen dokumente shtesë, oficeri konsullor do t’ju japë një fletë refuzimi ku renditen dokumentet shtesë. Kjo letër përmban informacion se si t’i dërgoni këto dokumente në Seksionin Konsullor.

Procesi administrativ kërkon kohë shtesë pas intervistës. Shumica e proceseve administrative zgjidhet brenda 60 ditёve nga dita e intervistёs. Gjithsesi, kohёzgjatja varet nga rrethanat individuale tё çdo rasti. Pёrpara se tё kontaktoni Zyrёn Konsullore rreth statusit tё procesit administrativ, lutemi prisni tё paktёn 60 ditё nga data e intervistёs.

Çfarë ndodh pas miratimit të vizës suaj

Pasaporta, Viza, dhe Paketa Imigruese e Vulosur  – Ne do ta ngjisim vizën tuaj në një fletë të pasaportës tuaj. Lutemi kontrolloni vizën tuaj për t’u siguruar që nuk ka gabime të të dhënave biografike. Ne do t’ju japim gjithashtu një zarf të vulosur që mban dokumentacion që ju duhet t’ia dorëzoni autoriteteve të imigracionit të Shteteve të Bashkuara kur të hyni për herë të parë në SHBA. Mos e hapni këtë zarf. Ju duhet ta mbani atë në një bagazh dore së bashku me diskun e  rrezeve X dhe t’ia dorëzoni autoriteteve të Imigracionit të Shteteve të Bashkuara.

Tarifa e USCIS për Imigrantët – Të gjithë individët, të cilëve u është lëshuar një vizë imigruese, duhet të paguajnë Tarifën e Imigrantit për Shërbimet e Shteteve të Bashkuara për Nënshtetësinë dhe Imigracionin përpara se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo tarifë shërben për shqyrtimin e statusit tuaj të rezidentit dhe për të printuar Kartën tuaj të Banorit të Përhershëm të Ligjshëm (karta e gjelbër). Vetëm këto kategori vizash janë të përjashtuar nga kjo tarifë: birësimet, rezidentët në kthim (SB1) dhe vizat e fejesës K.

Kur Duhet të Udhëtoni Ju – Ju duhet të hyni në Shtetet e Bashkuara përpara datës së skadimit të vizës tuaj, e cila është e limituar sipas skadimit të vizitës tuaj mjekësore. Vizës suaj nuk mund t’i zgjatet afati dhe të gjitha tarifat janë të pakthyeshme. Aplikanti kryesor duhet të hyjë përpara ose në të njëjtën kohë me pjesëtarët e familjes që janë derivativë në rastin e tij ose të saj.  Në rast se pjesëtarët e familjes që janë derivativë po udhëtojnë më vonë nga aplikanti kryesor, ata duhet të kenë me vete kopje të dy faqeve të pasaportës së aplikantit kryesor ku tregohet viza dhe vula e pranimit nga USCIS. Pa këtë dokument ju do të hasni vështirësi në nisje. Fëmijët, të cilëve u është lëshuar një vizë përpara se të mbushin 21 vjeç duhet të hyjnë në SHBA përpara se të mbushin 21 vjeç, pasi humbin të drejtën e statusit të imigrantit (përveç rasteve kur fëmija ka përfituar nga Akti i Mbrojtjes së Statusit të Fëmijës (CSPA)).

Marrja e Kartës së Gjelbër – Formulari juaj I-551, Karta e Banorit të Përhershëm të Ligjshëm, njohur edhe si karta e gjelbër, do ju dërgohet me postë në adresën në SHBA që ju keni deklaruar në formularin e aplikimit për vizë (apo në adresën që i deklaruat oficerit të imigracionit në pikën e hyrjes në SHBA). Ky është dokument shumë i rëndësishëm që dëshmon se ju keni leje për të banuar në Shtetet e Bashkuara. Nëse juve ju duhet të udhëtoni jashtë SHBA-së përpara se të merrni kartën e gjelbër, lutemi konsultohuni me faqet e internetit të USCIS dhe të Mbrojtjes së Kufijve dhe Doganave (CBP) mbi rregullat dhe se çfarë dokumentesh ju duhen për të rihyrë në SHBA. Ne gjithashtu rekomandojmë që ju të flisni edhe me kompaninë ajrore për t’u siguruar që jeni në përputhje me rregullat e tyre. Pasi t’ju jetë lëshuar karta e gjelbër, ju nuk duhet të qëndroni jashtë Shteteve të Bashkuara më shumë se një vit, përndryshe ju do të humbisni statusin tuaj të Banorit të Përhershëm të Ligjshëm.