Flag

An official website of the United States government

Aplikoni për një Pasaportë Emergjente
4 MINUTA LEXUAR

Ambasada Amerikane në Tiranë mund të ofrojë takime për pasaporta urgjente sipas kushteve të mëposhtme:

  • Pasaporta juaj ka humbur, vjedhur, dëmtuar, or shkatërruar qëllimisht DHE ju keni plane për të udhëtuar dy javët e ardhshme; ose
  • Ju nevojitet një pasaportë për shkak të një ngjarje të papritur, si vdekja e një familjari apo problemi mjekësor.

 

Koha Përpunimit

Pasaporta mund të lëshohet brenda ditës për aplikimet e kompletuara saktë. Gjithsesi, në rrethana të caktuara ne mund të na duhet informacion shtesë ose do të na duhet ta përcjellim rastin tuaj Departamentit të Shtetit. Ju nuk duhet të blini biletën pa pasur pasaportën në dorë.

 

Vlefshmëria e Pasaportës Urgjente

Pasaportat urgjente janë vetëm për udhëtim të menjëhershëm, me një maksimum prej 1 vit vlefshmëri.  Ju mund ta zëvendësoni pasaportën urgjente me një pasaportë me vlefshmëri të plotë (normale) pa pagesë.  Lexoni faqen tonë të internetit zëvendësimi i pasaportës së kufizuar për më shumë informacion.

 

Lëshimi i Pasaportave pas Orarit të Punës

Ky shërbim nuk ofrohet nga zyra jonë. Ky lloj shërbimi jepet vetëm në raste kur rrezikohet jeta ose kur ka shpërngulje për shkak të krizave humanitare ndërkombëtare.

 

Caktimi i Takimit për Pasaportë Urgjente

Caktoni një takim nëpërmjet sistemit tonë të takimeve.  Për takime brenda ditës, dërgoni një email në adresën e postës elektronike acstirana@state.gov dhe përfshni arsyen përse kërkoni një pasaportë urgjente dhe datat kur keni planifikuar të udhëtoni.  Sigurohuni të lexoni udhëzimet e mëposhtme për të ditur mbi dokumentacionin e kërkuar përpara se të paraqiteni në Ambasadë.