Sektorë & Zyra

Zyra Ekzekutive

Zyra Ekzekutive përbëhet nga Ambasadori, Zëvendës Ambasadori dhe personeli, i cili është në ngarkim të protokollit. Ambasadori, i ndihmuar ngushtësisht nga Zëvendës Ambasadori, është përgjegjës për drejtimin, bashkërendimin dhe mbikqyrjen e të gjithë personelit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe programeve në Shqipëri.

Seksioni Konsullor

Seksioni konsullor u ofron shërbime si shtetasve shqiptarë dhe atyre amerikanë.

Njësia e Shërbimeve për Shtetasit Amerikanë ndihmon amerikanët me rinovimin e pasaportave, regjistrimin e amerikanëve që jetojnë në Shqipëri, certifikata lindjeje për fëmijët e shtetasve amerikanë të lindur në Shqipëri, regjistrimin e votuesve, formularët e tatimit mbi të ardhurat, shërbime noteriale, përfitime federale dhe shërbime emergjence.

Seksioni i vizave merret me aplikimet e shtetasve shqiptarë të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara me viza të përkohshme, imigrante ose ato të llotarisë. Këto përfshijnë viza për turistët, bizneset, studentët dhe leje të përkohshme pune.

Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun (PAO)

Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun sqaron politikën e jashtme amerikane tek një gamë e gjerë publiku (studentë, akademikë, media, OJQ, biznese, zyrtarë qeveritarë) dhe nxit interesat kombëtare amerikane përmes një shumëllojshmërie programesh të informacionit, arsimit dhe kulturës për të rritur mirëkuptimin e ndërsjelltë ndërmjet shtetasve të të dy vendeve.

Seksioni politik dhe Ekonomik / Tregtar

Seksioni politik dhe ekonomik / tregtar nxit interesat e politikës amerikane, si dhe mundësi tregtare për bizneset amerikane. Prioritetet kryesore janë mbështetja dhe fuqizimi i lidhjeve dypalëshe amerikano-shqiptare. Seksioni punon ngushtë me zyrtarë shqiptarë, organizata ndërkombëtare, korporata dhe shtetas privatë shqiptarë mbi një larmishmëri të gjerë çështjesh politike, ekonomike dhe tregtare me interes për të dy kombet tona.

Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar  (USAID)

Agjencia e  Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID operon në Shqipëri që në vitin 1992. Që nga ajo kohë, USAID ka dhënë mbi 500 milionë dollarë asistencë për të mbështetur Shqipërinë në tranzicionin e saj drejt një demokracie me bazë të gjerë dhe të orientuar nga tregu.

Nën kuadrin e asistencës së huaj të Shteteve të Bashkuara, programi i USAID për zhvillim në Shqipëri rrit përgjegjësi dhe transparencë  më të madhe të qeverisë, zvogëlon korrupsionin, rrit  konkurrueshmërinë  në sektorin privat, përmirëson  shërbimin e kujdesit shëndetsor, ndihmon në sigurimin e furnizimin energjetik të sigurt dhe të përballueshëm, si edhe redukton trafikimin e qenieve njerezore. Në janar të vitit 2009, USAID filloi zbatimin e fazës së dytë të Programit të Sfidës së Mijëvjeçarit në Shqipëri   duke patur për synim reforma të tjera lidhur me problemet e korrupsionit në administratën publike dhe sistemin gjyqësor.

Zyra e Atasheut të Mbrojtjes

Zyra e Atasheut të Mbrojtjes (DAO) është ndërlidhja kryesore ushtarake ndërmjet Ministrisë shqiptare të Mbrojtes dhe Departamentit amerikan të Mbrojtjes, si dhe të shërbimeve përkatëse ushtarake. ZAM gjithashtu mbështet ushtrime dhe trajnime praktike me forcat ushtarake shqiptare.
(Departamentit Amerikan të Mbrojtjes)

Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak

Zyra e Bashkëpunimit Ushtarak (ODC) ndodhet në Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes dhe drejton një larmishmëri të programeve të asistencës për sigurinë. Këto programe ofrojnë trajnime dhe pajisje për të mbështetur modernizimin e ushtrisë shqiptare si dhe ndihmë humanitare.
(Komanda Europiane e SHBA)

Departamenti i Drejtësisë (DOJ)

Departamenti i Drejtësisë sponsorizon dy programe të cilat synojnë përmirësimin e drejtësisë kriminale të Shqipërisë dhe sektorin e zbatimit të ligjit — Programi i Ndihmës dhe i Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë (OPDAT) dhe Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP).

Misioni qendror i OPDAT-it është të ndihmojë Qeverinë shqiptare të zhvillojë drejtësinë kriminale dhe strukturat e zbatimit të ligjit me theks të veçantë mbi korrupsionin publik, krimin e organizuar dhe trafikimin njerëzor. OPDAT është i përfshirë në rishikimin e legjislacionit të drejtësisë kriminale, trajnimin e gjykatësve, policisë, prokurorëve, dhënia e pajisjeve për zbatuesit e ligjit dhe dhënia e ndihmës teknike që synon vendosjen e strukturave më efektive të zbatimit të ligjit.

Që nga 1998, ICITAP ka ndihmuar Qeverinë e Shqipërisë për të zhvilluar kapacitetet për të siguruar shërbime të zbatimit të ligjit mbi bazën e praktikave më të mira policore, respektit për të drejtat e njeriut dhe të shtetit të së drejtës. ICITAP i ofron mbështetje Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Kjo ndihmë përfshin projekte në menaxhimin e kufijve dhe anti-trafikim, lufta kundër krimit të organizuar, përgjegjshmëria e policisë dhe menaxhimi i burimeve njerëzore, zhvillimi i trajnimeve dhe ai akademik dhe sistemet e menaxhimit të informacionit, duke përfshirë STMI (Sistemi Total i Menaxhimit të Informacionit).

Korpusi i Paqes  (Peace Corps)

Qëllimi i Programit të Trupave të Paqes është të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të shqiptarëve dhe organizatave dhe institucioneve shqiptare për të nxitur zhvillimin organizativ dhe ekonomik, për të përmirësuar praktikat në edukimin e shëndetit, dhe për të zhvilluar aftësi të gjuhës angleze për pjesëmarrje të plotë në bashkësinë botërore të kombeve. Më shumë se 35 vullnetarë të Trupave të Paqes shërbejnë aktualisht në thuajse çdo rajon në Shqipëri. Vullnetarët nxisin zhvillimin e qendrueshëm përmes aktiviteteve të tyre në arsim, zhvillimin e biznesit, ndërtimin e kapaciteteve organizative dhe edukimin shëndetësor.

Zyra e Burimeve Njerëzore

Zyra e Burimeve Njerëzore është e përgjegjshme për një gamë të gjerë funksionesh duke përfshirë punësimin e personelit, trajnimin dhe zhvillimin e nëpunësve, menaxhimin dhe vlerësimin e punës, marrëdhëniet e punonjësve, administrimin e të ardhurave dhe të përfitimeve, politikat dhe procedurat e punonjësit, marrëdhëniet e punës, klasifikimin e pozicionit dhe këshillimin e karrierës. Zyra e Burimeve Njerëzore gjithashtu ofron ndihmë të kualifikuar për menaxherët dhe shefat mbi problemet e burimeve njerëzore dhe lehtëson zgjidhjen e këtyre problemeve.
(Njoftime Punësimi)