Mundësi punësimi në Ambasadë

ERA e re në procesin e aplikimit për punë!

Zyra e Burimeve Njerëzore të Ambasadës së SHBA në Tiranë ju mirëpret në ERA, Aplikacionin e ri të Rekrutimit Elektronik i përdorur nga Misionet Amerikane jashtë shtetit dhe mundësuar nga Monster.com.

SHËNIM: KY SISTEM I RI APLIKIMI PËR PUNË ZËVËNDËSON MËNYRËN E VJETËR TË APLIKIMIT PËR PUNË PËRMES APLIKIMEVE NË FORMË TË PRINTUAR.

VETËM APLIKIMET DHE DOKUMENTET MBËSHTETËSE TË DORËZUARA NË SISTEMIN ERA DO TË MERREN PARASYSH!

SIGUROHUNI QË TË RISHIKONI ME KUJDES PROCEDURAT E REJA TË APLIKIMIT NËN SEKSIONIN MË POSHTË “SI TË APLIKOJMË“.

Zyra e Burimeve Njerëzore ofron shërbime të rekrutimit në Misionin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: Ambasada e SHBA në Tiranë. Si e tillë, ne shprehim vlerësimin tonë për konsiderimin e qeverisë së SHBA në Shqipëri si një punëdhënës potencial. Ambasada e SHBA në Tiranë ofron mundësi të barabarta dhe trajtim të drejtë dhe të barabartë në punësim për të gjithë njerëzit, pavarësisht racës, ngjyrës, fesë, gjinisë, origjinës kombëtare, moshës, aftësisë së kufizuar, përkatësisë politike, statusit martesor ose orientimit seksual. Departamenti i Shtetit gjithashtu përpiqet të arrijë mundësi të barabarta të punësimit në të gjitha operacionet e personelit përmes programeve të vazhdueshme të rritjes së diversitetit.

Aplikantët do të njoftohen me e-mail për statusin e aplikimit të tyre. Ju lutemi të mbani parasysh që Zyra e Burimeve Njerëzore të ketë një sasi të arsyeshme kohore për të finalizuar proçesin e para-shqyrtimit të këtyre aplikimeve dhe për të njoftuar të gjithë kandidatët.

Të gjitha informacionet që ofrojnë kandidatët përmes ERA do të trajtohen në mënyrë konfidenciale për të vendosur pranueshmërinë dhe kualifikimin e kandidatëve dhe nuk do të zbulohen kundrejt asnjë partie jashtë procesit aktual të rekrutimit. Duke plotësuar formularin e aplikimit on-line, kandidatët angazhohen të jenë të besueshëm për të gjitha informacionet e dhëna aty dhe janë të vetëdijshëm se çdo deklaratë e rreme do të rezultojë që kandidatët të përjashtohen nga proçesi i përzgjedhjes ose mund të krijojë bazë për përfundimin e proçesit pas fillimit të punësimit.

VENDE TË LIRA PUNE: Për të parë një listë aktuale të të gjitha pozicioneve të lira të punës në Ambasadën e SHBA në Tiranë dhe për të aplikuar, ju lutemi vizitoni faqen tonë ERA: https://erajobs.state.gov/dos-era/alb/vacancysearch/searchVacancies.hms

SI TE APLIKOJMË: ERA është një sistem i ri elektronik për menaxhimin e aplikuesve. Ju lutemi, konsultoni videon në shiritin anësor për të mësuar se si të krijoni një llogari të re dhe të aplikoni për një punë.

KUSH MUND TË APLIKOJË:

Hapur për: Të gjithë kandidatët e interesuar – Kushdo me shtetësi Shqiptare, me vendbanim të përhershëm ose leje pune për të punuar në Shqipëri mund të aplikojë.

Hapur për: Punonjësit aktualë të Misionit – Mund të aplikojnë vetëm punonjësit e brëndshëm aktualë të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Kontraktuesit si palë e tretë nuk kanë të drejtë të aplikojnë.

Hapur për: Vetëm USEFMs – Mund të aplikojnë vetëm anëtarët e familjes të punonjësve Amerikanë të Ambasadës, që janë nën autoritetin e Shefit të Misionit. USEFMs mund të aplikojnë edhe për kategoritë e mësipërme “Hapur për”.