Studioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Qendra e Këshillimit EducationUSA në Shqipëri

Qendra Informative e Arsimit Amerikan në Shqipëri

Ambasada Amerikane ka hapur një qendër këshillimi falas për të gjithë ata studentë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në Amerikë.  Qendra Informative e Arsimit Amerikan në Shqipëri është e hapur për publikun dhe ofron shërbimet e saj për studime në sistemin universitar dhe pasuniversitar. Qendra gjithashtu iu përgjigjet të gjitha kërkesave mbi aspektet e edukimit në Shtetet e Bashkuara. Me bibliotekën e saj me libra reference, koleksione katalogjesh të universiteteve amerikane, fletëpalosje, CD-ROM dhe akses në internet, Qendra e Këshillimit siguron burimin më të plotë të informacionit në Shqipëri përsa i përket arsimit të lartë në Sh.B.A.

EducationUSA Advising Center in Albania

Rruga Sami Frasheri, Nr. 41, Tiranë

Cel. +355 69 21 64 808

e-mail: info@educationusa.al

web: www.educationusa.al

Klikoni këtu për oraret e Qendrës ose për të caktuar një takim. 

Image of professional men and women who are part of our team.

Alumni

Bashkohuni me Komunitetin e Studentëve Ndërkombëtarë të Shkëmbimit, një faqe në internet për udhëheqës aktualë dhe të ardhshëm, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit të financuara nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Image of student standing in front of a chalkboard with question marks written on the board

Mësimi i Gjuhës Angleze

Mësoni gjuhën angleze si gjuhë të huaj për vete apo të tjerët, zbuloni kulturën amerikane dhe nxisni biseda në anglisht brenda bashkësisë globale të mësimit.