Programi Folësi i Ambasadës

Programi Folësi i Ambasadës është krijuar për të shpjeguar politikat dhe kulturën Amerikane. Nëpërmjet këtij programi, Universitetet dhe shkollat e mesme shqiptare mund të kërkojnë që një zyrtar Amerikan të vizitojë studentët dhe nxënësit e tyre dhe të bisedojë me ata mbi disa tema. Temat variojnë nga prezantime të përgjithshme mbi Amerikën deri në çështje si Politika e Jashtme, Historia, Proçesi Zgjedhor dhe Kultura Amerikane. Për të kërkuar një Folës të Ambasadës, ju lutemi të dërgoni informacionin e kërkuar mëposhtë në adresën PASTirana@state.gov.