Njoftim Mundësish Financimi

Klikoni mëposhtë për mundësi financimi në media, arsim dhe luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Departamenti i Shtetit – Ambasada e SHBA, Tiranë, Shqipëri
Njoftim për Mundësi Financimi
Zyra e Programit: Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada e SHBA, Tiranë
Titulli i Mundësisë së Financimit: Platforma e Artikujve Investigativë
Tipi i Njoftimit: Marrëveshje Bashkëpunimi
Numri i Mundësisë së Financimit: AL-20-002
Afati për Aplikimet: 4 qershor, 2020 (11:59 p.m.)
Numri CFDA: 19.900 -- AEECA/ESF PD Programs

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kënaqësinë të shpallë një njoftim për mundësi financimi për një grant për të vënë në zbatim projektin “Platforma e Artikujve Investigativë”  

Qëllimi i Programit
AFATI: Programi pranon propozime deri më 4 qershor, 2020.  

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Shqipëri, në varësi të disponueshmërisë së fondeve, shpall një njoftim për mundësi financimi për të mbështetur zbatimin e projektit “Platforma e Artikujve Investigativë.” Jemi duke kërkuar propozime nga organizata shqiptare ose amerikane që do të ngrenë një bord editorial dhe një platformë për publikimin e artikujve investigativë që rrisin transparencën dhe llogaridhënien dhe ekspozojnë korrupsionin. Bordi merr, shqyrton dhe miraton propozime për artikuj të cilët do të marrin financim për shpenzime për gazetarin dhe një buxhet të miratuar për shpenzime me qëllim realizimin e investigimit. Propozimet do të shqyrtohen një herë në muaj. Propozimet për bordin mund të jenë nga gazetarë individë ose grupe gazetarësh si dhe nga organizata mediatike për prodhimin e artikujve me përmbajtje multimediale.  Prodhimet duhet të përfshijnë inforgrafikë, element audio dhe/ose video, dhe nuk duhet të jenë të kufizuar vetëm në kryeqytetin Tiranë. Gazetarët do të kishin mundësi të publikonin në platformë me ose pa emër.

Në mes të periudhës së aplikimit, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun ka në plan të organizojë një seancë informuese me organizatat/individët e interesuar për t’iu përgjigjur pyetjeve lidhur me projektin. Kjo seancë do të njoftohet në faqen Facebook të ambasadës.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA në Tiranë ka për qëllim të akordojë një grant deri në $350,000.

Periudha e zbatimit është tetëmbëdhjetë muaj, me një kohë fillimi në tetor 2020.

Aplikantët që Kualifikohen:

Aplikantët që kualifikohen për të aplikuar janë Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) nga SHBA dhe Shqiperia, të cilat kanë aftësinë t’i përgjigjen shpalljes për mundësinë e financimit dhe të mobilizohen në një periudhë të shkurtër kohe.

Procesi i Vlerësimit:

Ambasada e SHBA ka ngritur një Komision Përzgjedhës, i cili do të shqyrtojë dhe vlerësojë propozimet për këtë program. Komisionit do t’i duhen rreth dy javë pas afatit të aplikimit për të përmbyllur procesin e shqyrtimit. Aplikantët mund të kontaktohen me pyetje gjatë këtij procesi shqyrtimi si dhe do të njoftohen me e-mail nëse propozimi i tyre u përzgjodh apo jo.

Kriteret e Vlerësimit:

Komisioni Përzgjedhës do të vlerësojë pikat e mëposhtme kur të bëjë vlerësimin e propozimeve për grantin:

  • Propozimi i projektit demonstron se organizata ka ekspertizë, shprehi dhe burime njerëzore të mjaftueshme për ta zbatuar projektin.
  • Organizata të demonstrojë se ka kuptuar qartë çështjen thelbësore që projekti synon të trajtojë dhe është e aftë ta artikulojë atë në mënyrë specifike dhe të qartë.
  • Organizata është konsultuar me burimet, ekspertët dhe organizatat partnere të mundshme përkatëse gjatë fazës së hartimit të projektit.
  • Buxheti i projektit të jetë i organizuar mirë, i hollësishëm dhe i arsyeshëm. Nuk duhet të ketë linja buxheti të emërtuara “shpenzime të ndryshme.” Shpenzimet për argëtim dhe pije alkoolike nuk përfshihen në buxhet. Buxheti të demonstrojë se organizata i ka kushtuar kohë planifikimit dhe vlerësimit të shpenzimeve faktike që shoqëronë projektin në vend të ofrimit të përllogaritjeve të përafërta.
  • Organizata të kenë shprehur qartë se si do ta vlerësojë dhe matë performancën e vet gjatë gjithë fazës së zbatimit të projektit.
  • Performanca në të kaluarën, përfshi grante të financuara nga qeveria e SHBA, të tregojë besueshmëri, përdorim të përgjegjshëm të burimeve dhe aftësinë për të ndjekur qëllimet e projektit.
Si të aplikoni?

Të gjitha aplikimet duhet të jenë në gjuhën angleze.  Aplikantët duhet të plotësojnë formularët e aplikimit standard në gjuhën angleze. Format mund t’i shkarkoni si më poshtë:

Aplikimi juaj duhet të përfshijë:   
  • Synimin e projektit
  • Emrin, adresën, numrin e telefonit/faksit, adresën e-mail të organizatës dhe emrin e personit të kontaktit
  • Një përshkrim të projektit
  •  Aktivitetet kyçe të projektit
  • Datat e projektit
  • Një përshkrim të rezultateve të pritshme
  •  Një përshkrim të shkurtër të mënyrës se si do të matet dhe vlerësohet suksesi i projektit
  •  Një listë e emrave dhe titujve të anëtarëve të ekipit
  •  Një përshkrim i shkurtër i historikut të organizatës
  •  Një përmbledhje e buxhetit (përfshini buxhetin e hollësishëm në formatin Excel)

Në paketën e aplikimit duhet të përfshihen kopje e vendimit të gjykatës për regjistrimin, statuti i organizatës, si dhe CV të personelit kryesor të projektit. Çdo aplikim që nuk mbulon të gjitha pikat e mësipërme nuk do të merret në konsideratë.

Kjo mundësi financimi është postuar në adresën www.grants.gov.  Çdo pyetje në lidhje me këtë njoftim për mundësi financimi duhet paraqitur me shkrim pranë Komisionit Përzgjedhës në Tiranë me email në adresën PASTirana@state.gov.

Ju lutemi dërgoni paketën tuaj të aplikimit tek PASTirana@state.gov