Programi i Granteve Lokale

Përshkrimi i Mundësisë së Financimit:

Në pritje të disponueshmërisë së fondeve, Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë pranon aplikime nga organizatat jo-qeveritare shqiptare (OJQ) dhe organizata kulturore/arsimore shqiptare, për propozime që nxisin njohjet dhe dijet mbi Shtetet e Bashkuara, çuarjen më tej të objektivave të politikës së jashtme të SHBA, si dhe nxitjen e shkëmbimeve mdis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë është veçanërisht e interesuar në projekte që:

  • Mbështesin  zhvillimin e shoqërisë civile dhe çuarjen më tej të rolit e saj në proceset demokratike në Shqipëri;
  • Luftojne kulturen e korrupsionit
  • Zgjerimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësve të gjuhës angleze dhe/ose zhvillimin e mëtejshëm profesional të mësuesve të gjuhës angleze, dhe në përgjithësi zhvillimin e një shkëmbimi më të madh ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara; dhe
  • Mbrojtjen e idealeve demokratike të lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit dhe lirisë intelektuale.

Propozimet duhet të nxisin shkëmbimin kulturor apo arsimor.  Ambasada merr në konsideratë gamën e gjerë dhe diversitetin e organizatave shqiptare, dhe synon audienca të ndryshme në Shqipëri nga pikpamja gjeografike dhe demografike.

Preferencë u jepet organizatave dhe individëve shqiptar  (ose në raste specifike SHBA-së), me një histori të provuar të zbatimit në mënyrë të shkëlqyer të programeve dhe aktiviteteve kulturore dhe arsimore. Përfituesit e rinj të granteve në përgjithësi do të kenë përparësi.  Preferencë do tu jepet propozimeve që tregojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të projektit, si dhe të atyre organizatave që janë në gjendje të sigurojnë bashkëfinancim.

Udhëzimet e aplikimit

Propozimet mund të paraqiten në çdo kohë dhe do të shqyrtohen në baza mujore në pritje të disponueshmërisë së fondeve. Aplikimet duhet të dorëzohen përpara datës 20 të muajit në mënyrë që të merren parasysh për atë muaj. Aplikantët do të njoftohen në ditën e fundit të muajit

Paketa e Aplikimit

Propozimet duhet t’i dërgohen elektronikisht përmes emailit Zyrës për Marrëdhënie me Publikun e Misionit të SHBA në Tiranë në adresat e mëposhtme të e-mailit: pdgrantstirana@state.gov 

Aplikimet do të pranohen vetëm në gjuhën angleze, dhe marrëveshjet përfundimtare e grantit do të jenë në anglisht.

Të gjithë propozimet duhet të përfshijë dokumentet e mëposhtme për t’u konsideruar: