Programi i Granteve të Komisionit për Demokracinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kënaqësinë të shpallë konkurimin e hapur për grante me anë të këtij njoftimi për mundësi financimi (NOFO) për Programin e Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci.

Qëllimi i Programit

AFATI I APLIKIMIT: Programi pranon projekt-propozime deri më 2 prill 2018

Programi i Komisionit për Demokraci, i administruar nga Zyra e Marrdhënieve me Publikun, mbështet nisma të organizatave jo-qeveritare (OJQ) vëndase të angazhuara në të gjithë Shqipërinë në fusha të ndryshme, përfshirë këtu:

  • Anti-korrupsionin
  • Qeverisjen e mirë
  • Gazetarinë investigative
  • Të drejtat të njeriut / të drejtat e minoriteteve
  • Fuqizimin e grave dhe të rinjve
  • Ndërgjegjësimin mjedisor
  • Luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Komisioni për Demokraci NUK financon projekte si ato në vijim:

  • Fushata për ngritje fondesh
  • Projekte të ndihmës humanitare
  • Projekte kërkimore shkencore
  • Projekte me buxhete që tejkalojnë $ 24,000 dhe që kërkojnë më shumë se një vit për t’u zbatuar
  • Projekte që dublikojnë projekte ekzistuese që janë duke u zbatuar nga një organizatë
  • Projektet e paraqitura nga organizatat tregtare dhe fitimprurëse
  • Projekte që kanë për qëllim të mbështesin veprimtarinë partiake politike dhe / ose fetare
  • Konferenca dhe udhëtime individuale jashtë vendit
  • Aktivitetet tregtare

Procesi i vlerësimit:

Ambasada SH.B.A. ka ngritur Komisionin për Demokracinë, i cili shqyrton dhe vlerëson propozimet për këtë program. Komisionit i duhet deri në dy muaj pas afatit të aplikimit për të përfunduar procesin e e tij të shqyrtimit.  Aplikantët mund të kontaktohen me pyetje gjatë procesit të shqyrtimit, dhe gjithashtu do të njoftohen nëpërmjet  e-mailit nëse propozimi i tyre është përzgjedhur ose jo.

Kriteret e vlerësimit:

Komisioni për Demokraci gjatë shqyrtimit të propozimeve për grante do të vlerësojë nëse:

  • Projekti propozimi tregon se organizata ka ekspertizë, aftësi dhe burime njerëzore të mjaftueshme për zbatimin e projektit.
  • Organizata tregon se ajo ka një kuptim të qartë të çështjen themelore që projekti synon të adresojë dhe është në gjendje ta artikulojë atë specifikisht dhe qartë.
  • Organizata ka konsultuar burimet përkatëse, ekspertët dhe organizatat e mundshme partnere gjatë fazës së hartimit të projektit.
  • Organizata ka identifikuar përfituesit e duhur apo grupet e synuara në një mënyrë që maksimizon rezultatet e projektit dhe nëse projekti ka një fokus të qartë dhe qëllim të menaxhueshëm.
  • Ideja dhe qasja e projektit janë inovative, dhe në të njejtën kohë në gjendje të përmbyllet brenda periudhës së projektit. Aktivitetet e propozuara të projektit duhet të jenë konkrete, të detajuara, dhe të mbështetura nga një plan pune i arsyeshëm.
  • Buxheti i projektit është i mirë-organizuar, i detajuar dhe i arsyeshëm. Nuk ka linja buxhetore të etiketuar si “shpenzime të ndryshme.” Shpenzimet për zbavitje dhe pije alkoolike nuk janë përfshirë në buxhet. Buxheti tregon se organizata i ka kushtuar kohë planifikimit dhe vlerësimit të shpenzimeve aktuale të lidhura me projektin, në vend të dhënies së vlerësime të përafërta.
  • Organizata ka artikuluar qartë se si do të vlerësojë dhe masë performancën e vet gjatë fazës së zbatimit të projektit duke përdorur mjete sasiore dhe cilësore konkrete të vlerësimit.
  • Projekti propozimi përshkruan qartë qasjen që do të përdoret për të siguruar qëndrueshmëri maksimale të rezultateve të projektit pas përfundimit të tij.
  • Performancat e kaluara (duke përfshirë grantet e financuara nga qeveria e SHBA-ve) tregojnë seriozitet, përdorimin e përgjegjshëm të burimeve, si dhe aftësi për t’i qendruar deri në fund qëllimit të projektit.        

Udhëzime specifike:

KUJDES! Organizatat mund të paraqesë vetëm një propozim per programin

  • Shuma maksimale e grantit është 24,000 USD.
  • Një projekt mund të mbështet vetëm një herë. Një aplikant i suksesshëm mund të ri-aplikojë për një grant të dytë, por propozimi i dytë duhet të jetë për një projekt dukshëm të ndryshëm nga projekti i parë i financuar nga Komisioni për Demokraci.
  • Organizatat kanë të drejtë për të marrë fonde nga ky program jo më shpesh se një herë në dy vjet. Ky rregull nuk zbatohet për raundet e veçanta të financimit të 2015 për zgjedhjet dhe anti-korrupsionin.
  • Organizatat dhe individët nga SHBA-të nuk kanë të drejtë për grante nga ky program.
  • Aplikimi kërkon një përshkrim të qartë të veprimtarisë për të cilën kërkohen fondet, si dhe një propozim buxheti të ndarë sipas kategorive të shpenzimeve, përndryshe ai nuk do të konsiderohet.

Si të aplikoni?

Të gjitha aplikimet duhet të jenë në gjuhën angleze. Aplikantët duhet të plotësojnë formularët e aplikimit standard në gjuhën angleze. Format mund t’i shkarkoni si më poshtë:

Kërkesa juaj duhet të përfshijë:

  • Titullin e projektit
  • Qëllimin e projektit
  • Temën e projektit
  • Emrin, adresën, telefonin, e-mail, adresën e organizatës, dhe emrin e personit të kontaktit
  • Një përshkrim i projektit dhe kush është audienca e synuar
  • Aktivitetet kryesore
  • Datën e projektit (koha e përafërt nga fillimi deri në përfundim të projektit)
  • Një përshkrim të rezultateve të pritshme
  • Një përshkrim se si suksesi i projektit do të matet dhe vlerësohet
  • Një listë të emrave dhe pozicioneve të stafit të projektit
  • Një përshkrim të shkurtër të asaj që bën organizata
  • Një përmbledhje të buxhetit (përfshi bashkëngjitur buxhetin e detajuar në format Exel)

Kopjet e regjistrimit të vendimit të gjykatës, statuti i organizatës dhe CV-të e stafit kryesor të projektit duhet të përfshihen në paketën e aplikimit. Çdo kërkesë që nuk mbulon të gjitha pikat e mësipërme nuk do të merret parasysh.

Ju lutemi dërgoni paketën e aplikimit në adresën e mëposhtme:

Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Rr. Elbasanit, Nr. 103
Tirana, Albania

 

Dergimi i versionit elektronik (vetëm format PDF dhe Excel) i formularit të aplikimit për PDGrantsTirana@state.gov  është gjithashtu i detyrueshëm. Ju lutemi mos modifikoni formularët e aplikimit. Dërgimi në WinZIP, WinRAR, WeTransfer, Google Drive, etj, nuk pranohet.