Instituti Veror Transatlantik Benjamin Franklin 2022

Aplikimet për vitin 2022 për Programin Veror Transatlantik Benjamin Franklin janë hapur. Ju lutem dërgoni me e-mail aplikimin e plotë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, deri më 12 shkurt 2022.


Aplikimet duhet të dërgohen në këtë adresë e-maili CultureandEducationTirana@state.gov

Programi Veror Transatlantik Benjamin Franklin 2022 do të zgjasë 4 javë, Qershor 25 – Korrik 23, 2022 në Universitetin Purdue në West Lafayette, Indiana. Qëllimet e këtij instituti janë:

  • të rrisë përkushtimin në bashkëpunimin transatlantik
  • të nxisë marrëdhëniet e të rinjve me etni të ndryshme, mes Amerikës dhe Europës
  • të promovojë marrëveshje dypalëshe mes Amerikës dhe Europës
  • të zhvillojë një kuadër udhëheqësish të rinj të cilët do ti ndajnë njohuritë dhe aftësitë me bashkëmoshatarët e tyre mes shembujve pozitivë

Programi 4-javor do të akomodojë 55 kandidatë nga mosha 16-18 vjeç. Ky program do të mirëpresë 45 studentë europianë dhe 10 amerikanë. Përgjatë programit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë to diskutojnë mbi çështje të tjera si praktikat e një shoqërie demokratike, zgjidhje konflikti, aftësi komunikimi, mendim kritik, tolerancë dhe respekt për diversitetin, lidershipi rinor, krijimin e marrdhënieve në grupet e punës, keqinformimi dhe media.

Rekrutimi/Profili i kandidatit:

Kandidati i suksesshëm duhet të ketë një interes mjaft të madh për të mësuar mbi marrëdhëniet transatlantike, rolin e një shtypi të lirë në demokraci, dhe interes në shërbimin publik ose komunitar. Ai/Ajo duhet të tregojë një interes të fortë në komunikim, avokati, debat, ose pjesëmarrje në shoqëri.

Ai/Ajo duhet të ketë zotësinë akademike për një program të kësaj natyre dhe cilësi individuale të cilat kërkohen për të qënë pjesëmarrës të suksesshëm, përfshirë pjekurinë, aftësi të forta sociale, përshtatshmëri, dhe mendje të hapur. Këta faktorë janë veçanërisht të rëndësishëm duke marrë parasysh diversitetitn e grupeve në program. Kërkohet rrjedhshmëri e gjuhës angleze.

Nga Shqipëria do të zgjidhen një kandidat kryesor dhe një alternativ.

 Kualifikimet e përgjithshme të kandidatit:

  • Të ketë lindur në këtë periudhë: 26 Qershor 2004 – 26 Qershor 2006 (16, 17 ose 18 vjeç në momentin e fillimit të programit)
  • Nivel i lartë i anglishtes, siç ka shfaqur në intervistë ose në rezultatet e testit standart
  • Të përkushtuar për t’u regjistruar në shkollë të mesme ose universitet në vendin e origjinës, në vjeshtë 2022 pas përfundimit të programit
  • Interes i lartë dhe potencial lidershipi në marrëdhëniet dhe diplomacinë transatlantike
  • Shfaqje e lartë interesi për të mësuar për Shtetet e Bashkuara
  • Qëndrueshmëri akademike në nivele të larta, në bazë të notave, çmimeve, dhe rekomandimeve të mësuesve
  • Përkushtim ndaj komunitetit dhe aktiviteteve jashtë programit
  • Ka pasur pak ose aspak eksperiencë studimi ose udhëtimi në Shtetet e Bashkuara
  • Të tregojë pjekuri, përgjegjshmëri, pavarësi, besim në vete, mendje të hapur, tolerancë, përkujdesje dhe interes
  • I gatshëm dhe i aftë për pjesëmarrje të plotë në një program veror intensiv, shërbim komunitar, dhe programe në udhëtime mësimore
  • Komod me jetën në konvikt, të ndajë shpenzimet e jetesës, të udhëtojë dhe ndërveprojë me një bashkësi shumëkombëshe moshatarësh nga e gjithë Europa dhe Amerika, dhe komod për të përfshirë amerikanët në një komunitet të jashtëm. I aftë për t’u përshtatur me praktikat kulturore dhe sociale të ndryshme nga vendi i origjinës
Procedura e aplikimit

Për të aplikuar, kandidati duhet të plotësojë formën e aplikimit të vendosur këtu. Esetë dhe deklarata personale do të vlerësohen në bazë të përmbajtjes, gramatikës, ortografisë dhe strukturës.

Kandidatët e suksesshëm do të njoftohen me e-mail për të caktuar intervistën në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

  • Afati i fundit për pranimin e aplikimit: 12 shkurt 2022
  • Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen dhe ftohen për intervistë përpara datës 4 mars 2022

Dërgoni aplikimet tuaja në: CultureandEducationTirana@state.gov në një dokument wordVetëm aplikimet e dërguara në formatin e kërkuar dhe me titullin e emailit “2022 Ben Franklin Application” do të merren në konsideratë.