Programet Fulbright

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikime për vitin akademik 2020-2021 për Programin Fulbright për Studentë të Huaj. Programi Fulbright për Studentë të Huaj është një program një ose dy vjeçar për profesionistë të rinj dhe ata që kanë përfunduar studimet, të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara. Në bazë të një procesi të hapur konkurimi, bursat u jepen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtimin në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë.

Fushat e Studimit

Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit. Ju lutemi përzgjidhni me kujdes disiplinën e duhur dhe fushën primare të specializimit nga lista që ofrohet në formularin e aplikimit.

Shënim: Sipas rregullave të vizës J-1, aplikantët e interesuar në fushat e studimit si mjekësi, infermieri, stomatologji, veterinari, farmaci apo programe të tjera klinike, duhet të dinë se kontakti I drejt për drejtë me pacientët, duke përfshirë edhe kafshët, nuk lejohet, dhe si rezultat pjesëmarrja në orët akademike dhe/ose aktivitete të tjera programatike në institucionet respektive në Shtetet e Bashkuara mund të jetë e kufizuar.

Kohëzgjatja e grantit

Bursat zakonisht zgjasin një deri në dy vjet në një universitet në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur studime për gradën Master. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit. Pjesëtarë të familjes mund të lejohen të shoqërojnë kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Edhe familjarët duhet të përmbushin detyrimin e kthimit të Shqipëri për të paktën dy (2) vjet.

 

Kërkesat për Kualifikim

  • Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë.
  • Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë të nivelit Bachelor nga një program studimi me kohë të plotë katër vjeçar (ose diplomë të programeve tre + një ose tre + dy, sipas sistemit të Bolonjës).
  • Aplikantët duhet të kenë të paktën dy vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit dhe të shfaqin aftësi lidership
  • Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentine aplikimit.)
  • Aplikantët duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1.
  • Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore.

SHËNIM: Individët që përfshihen në një nga kategoritë e mëposhtme: qytetarët amerikanë, rezidentët e përhershëm (mbajtës të Green Card), familjarë të afërt të punonjësve të Ambasadës së ShBA, përfitues të bursës Fulbright në pesë vitet e fundit, studentë që janë të regjistruar apo ndjekin programe studimi në Shtetet e Bashkuara ose me përvojë studimi të mëparshme në Shtetet e Bashkuara, individë të punësuar në Shtetet e Bashkuara, personat e martuar me qytetarë amerikanë, persona që kanë aplikuar të emigrojnë ose persona që kanë kërkuar azil në një vend tjetër nuk kualifikohen për të aplikuar për programin Fulbright.

Dispozitat Financiare

Bursa e programit Fulbright ofron tarifën e shkollimit dhe taksat e universitetit, pagesë mujore për jetesë, libra dhe mjete shkollore, financimi të pjesshëm për kompjuter, udhëtim vajtje ardhje në institucionin pritës (dhe në programin e gjuhës angleze nëse bursisti duhet të marrë pjesë) dhe udhëtimin në Washington DC për një seminar. Fonde të tjera shtesë vihen në dispozicion për aktivitete profesionale si udhëtime apo pjesëmarrje në konferenca. Bursa e programit Fulbright nuk rinovohet.

Procedura e Aplikimit

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë online formularin Fulbright për Studiues të Huaj. Klikoni Fulbright Student 2020 për formën e aplikimit online, krijoni një llogari, dhe më pas hyni në llogarinë tuaj për të filluar aplikimin. Dërgoni aplikimin e plotë në formë elektronike dhe kopjet e skanuara të të gjithë dokumentave të kërkuara jo më vonë se data 25 qershor 2019. Nëse arrini të dërgoni aplikimin dhe të gjithë dokumentat e kërkuar nëpërmjet sistemit online, nuk është e nevojshme të dërgoni ndonjë informacion tjetër me postë.

Nëse nuk arrini t’i dërgoni dokumentat e kërkuara nëpërmjet sistemit online, ju mund ta dërgoni të gjithë paketën e aplikimit me postë; megjithatë, që ju të konsideroheni për bursën, formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe të dërgohet online. Pasi ju të keni plotësuar aplikimin online, printoni një kopje, vendosni edhe dokumentat e kërkuara të përkthyera e të noterizuara, formularin e firmës të firmosur me bojë, dhe dërgojini me postë në këtë adresë:

Programi Fulbright
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun
Ambasada e ShBA
Rruga Stavro Vinjau, No. 14
Tiranë, Shqipëri

 

Aplikimi i plotë përfshin:

  • Formularin e aplikimit (të gjeneruar nga sistemi Embark duke përfshrë edhe dokumentat bashkëngjitur në sistem)
  • Kopje të përkthyera e të noterizuara të diplomave dhe çertifikatave të notave nga të gjitha institucionet akademike ku keni studiuar
  • Tri letra reference
  • CV të detajuar
  • Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
  • Kopje të faqes biografike të pasaportës
  • Çertifikata të tjera (që lidhen me fushën e studimit)

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë Tel: 04 224-7285, ose email CultureandEducationTirana@state.gov

Kujdes: Aplikimet që do të dërgohen pas datës 25 Qershor 2019 dhe aplikimet që do të dërgohen si Google Docs ose nëpërmjet We Tranfer nuk do të merren në shqyrtim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikime për vitin akademik 2020-2021 për Programin Fulbright për Studiues të Huaj. Programi Fulbright për Studiues të Huaj është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj, dhe u jep mundësi studiuesve të rinj apo me më shumë përvojë, lektorëve të universitetit dhe ekspertëve nga institucione akademike dhe kërkimi, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Në bazë të një procesi të hapur konkurimi, bursat u jepen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtim në detyrë, si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë.

Fushat e Studimit

Aplikimet janë të hapura për të gjitha fushat e studimit. Ju lutemi përzgjidhni me kujdes disiplinën e duhur dhe fushën primare të specializimit nga lista që ofrohet në formularin e aplikimit.

Shënim: Sipas rregullave të vizës J-1, aplikantët e interesuar në fushat e studimit si mjekësi, infermieri, stomatologji, veterinari, farmaci apo programe të tjera klinike, duhet të dinë se kontakti I drejt për drejtë me pacientët, duke përfshirë edhe kafshët, nuk lejohet, dhe si rezultat pjesëmarrja në orët akademike dhe/ose aktivitete të tjera programatike në institucionet respektive në Shtetet e Bashkuara mund të jetë e kufizuar.

Kohëzgjatja e grantit

Bursat zakonisht zgjasin tre deri në gjashtë muaj në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën dy (2) vjet në përfundim të programit. Pjesëtarë të familjes mund të lejohen të shoqërojnë kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Edhe familjarët duhet të përmbushin detyrimin e kthimit të Shqipëri për të paktën 2 vjet.

 

Kërkesat për Kualifikim

  • Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Shqipërisë
  • Aplikantët duhet të kenë gradën Doktor ose të jenë kandidatë për gradën Doktor në fushën e tyre të studimit
  • Aplikantët duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë mësimdhënie dhe/ose kërkimore në një universitet shqiptar ose institucion tjetër kërkimor
  • Aplikantët duhet të kenë një nivel të mirë të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (ekuivalente të nivelit B2; rezultatet e provimit të TOEFL nuk janë të detyrueshme në momentine aplikimit)
  • Aplikantët duhet të kuailifikohen për të marrë vizë J-1
  • Aplikantët duhet të kenë rekorde të mira shëndetësore

SHËNIM: Individët që përfshihen në një nga kategoritë e mëposhtme: qytetarët amerikanë, rezidentët e përhershëm (mbajtës të Green Card), familjarë të afërt të punonjësve të Ambasadës së ShBA, përfitues të bursës Fulbright në pesë vitet e fundit, studentë që janë të regjistruar apo ndjekin programe studimi në Shtetet e Bashkuara ose me përvojë studimi të mëparshme në Shtetet e Bashkuara, individë të punësuar në Shtetet e Bashkuara, personat e martuar me qytetarë amerikanë, persona që kanë aplikuar të emigrojnë ose persona që kanë kërkuar azil në një vend tjetër nuk kualifikohen për të aplikuar për programin Fulbright.

Dispozitat Financiare

Bursa e programit Fulbright ofron tarifën e shkollimit dhe taksat e universitetit, pagesë mujore për jetesë, shpenzimet për programe profesionale, udhëtim vajtje ardhje në institucionin pritës. Fonde të tjera shtesë vihen në dispozicion për aktivitete profesionale si udhëtime apo pjesëmarrje në konferenca. Bursa e programit Fulbright nuk rinovohet.

Procedura e Aplikimit

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë online formularin Fulbright për Studiues të Huaj. Klikoni Fulbright Scholar 2020 për formën e aplikimit online, krijoni një llogari, dhe më pas hyni në llogarinë tuaj për të filluar aplikimin. Dërgoni aplikimin e plotë në formë elektronike dhe kopjet e skanuara të të gjithë dokumentave të kërkuar jo më vonë se data 25 qershor 2019. Nëse arrini t’i dërgoni aplikimin dhe të gjithë dokumnetat e kërkuar nëpërmjet sistemit online, nuk është e nevojshme të dërgoni ndonjë informacion tjetër me postë.

Nëse nuk arrini t’i dërgoni dokumentat e kërkuara nëpërmjet sistemit online, ju mund ta dërgoni të gjithë paketën e aplikimit me postë; megjithatë, që ju të konsideroheni për bursën, formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe të dërgohet online. Pasi ju të keni plotësuar aplikimin online, printoni një kopje, vendosni edhe dokumentat e kërkuara të përkthyera e të noterizuara, formularin e firmës të firmosur me bojë, dhe dërgojini me postë në këtë adresë:

Programi Fulbright
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun
Ambasada e ShBA
Rruga Stavro Vinjau, No. 14
Tiranë, Shqipëri

Aplikimi i plotë përfshin:

  • Formularin e aplikimit (të gjeneruar nga sistemi Embark duke përfshrë edhe dokumnetat bashkëngjitur në sistem)
  • Përshkrim të detajuar të studimit të propozuar (3-5 faqe)
  • CV të detajuar
  • Tri letra reference
  • Kopje të faqes biografike të pasaportës
  • Kopje të përkthyera të diplomave dhe certifikatave të notave (të studimeve universitare, Master dhe Doktoraturë)
  • Çertifikata të tjera (që lidhen me fushën e studimit)
  • Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
  • Letër ftesë apo pranimi nga një institucion në ShBA (preferohet por nuk është e domosdoshme)

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë Tel: 04 224-7285, ose email CultureandEducationTirana@state.gov

Kujdes: Aplikimet që do të dërgohen pas datës 25 Qershor 2019 dhe aplikimet që do të dërgohen si Google Docs ose nëpërmjet We Tranfer nuk do të merren në shqyrtim.

Programi U.S. Fulbright Scholar ju ofron akademikëve amerikanë mundësinë për të dhënë mësim dhe/ose kryer punë kërkimore në botë. Programi financohet nga Departamenti i Shtetit të ShBA, Byroja e Çështjeve të Arsimit dhe Kulturës, dhe administrohet nga Këshilli për Shkëmbimin Ndërkombëtar të Studjuesve dhe Komisionet Dy-kombëshe ose Ambsadat Amerikane në mbarë botën. Për më shumë  informacion http://www.iie.org/Programs/Fulbright-US-Scholar-Program ose kontaktoni CultureandEducationTirana@state.gov

The Programi i Specialistit Fulbright është një mundësi unike për akademikë dhe profesionistë të njohur amerikanë për të marrë pjesë në konsulenca 2-6 javore në instituvione pritëse në mbarë botën. Programi financohet nga Departamenti i Shtetit të ShBA, Byroja e Çështjeve të Arsimit dhe Kulturës, dhe administrohet nga organizata World Learning dhe Komisionet Dy-kombëshe ose Ambsadat Amerikane në mbarë botën. Për më shumë  informacion http://www.worldlearning.org/projects/fulbright-specialist-program ose kontaktoni CultureandEducationTirana@state.gov

  1. Kur mund të aplikoj për programin Fulbright?

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun zakonisht e njofton hapjen e programeve në muajin mars dhe përcakton një datë në fund të muajit maj ose qershor si afatin e aplikimit. Për detaje referojuni gjithnjë faqes së Ambasadës së ShBA.

  1. Çfarë ndryshimi ka ndërmjet programeve Fulbright për Studentë të Huaj dhe Fulbright për Studiues të Huaj?

Programet Fulbright për Studentë të Huaj dhe Fulbright për Studiues të Huaj janë programe shkëmbimi që kanë audiencë të ndryshme dhe ndryshojnë në kohëgjatësi dhe fokus:

  • Programi Fulbright për Studentë të Huaj është një program që zgjat një deri në dy vjet dhe përfundon me një gradë shkencore për profesionistët e rinj dhe ata që kanë mbaruar studimet dhe janë të interesuar të ndjekin një program Master në Shtetet e Bashkuara.
  • Programi Fulbright për Studiues të Huaj është një program post-doktoral që zgjat tre deri në gjashtë muaj dhe nuk përfundon me një gradë shkencore, për studiues të rinj dhe me përvojë, pedagogë universitetesh dhe ekspertë nga institucione akademike e kërkimore në Shqipëri për të kryer punë kërkimore dhe/ose për të dhënë leksione në një universitet në Shtetet e Bashkuara.

Të gjitha bursat jepen në bazë të një procesi konkurimi mes të gjithë kandidatëve, të cilët shfaqin më së miri përkushtim për të shërbyer në sektorët publikë dhe/ose privatë dhe potencial për të ndikuar në mënyrë pozitive në të ardhmen e Shqipërisë.

  1. Si mund ta dërgoj aplikimin?

Aplikimet Fulbright duhet të dërgohen online nëpërmjet sistemit Embark: Fulbright Student 2020 dhe Fulbright Scholar 2020.

Nëse nuk arrini t’i dërgoni dokumentat e kërkuar nëpërmjet sistemit online, ju mund ta dërgoni të gjithë paketën e aplikimit me postë; megjithatë, që ju të konsideroheni për bursën, formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe të dërgohet online. Pasi ju të keni plotësuar aplikimin online, printoni një kopje, vendosni edhe dokumentat e kërkuara të përkthyera e të noterizuara, formularin e firmës të firmosur me bojë, dhe dërgojini me postë në këtë adresë:

Programi Fulbright
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun
Ambasada e ShBA
Rruga Stavro Vinjau, No. 14
Tiranë, Shqipëri

 

  1. Cilat janë fazat e procesit të aplikimit?

Procesi i përzgjedhjes zgjat 12-14 muaj që nga dërgimi i aplikimit deri në nisjen e programit dhe përfshin këto faza:

  1. Zyrtarë të Ambasadës shqyrtojnë aplikimet për plotësimin me të gjitha dokumentat e kërkuara dhe cilësinë e përgjithshme.
  2. Kandidatët e përzgjedhur intervistohen nga një panel i përbërë nga zyrtarë të Ambasadës dhe ish-bursistë të programit.
  3. Kandidatët e përzgjedhur kalojnë në një shqyrtim të mëtejshëm dhe në vendimmarrjen përfundimtare nga Bordi i Bursës Fulbright.
  4. Insituti për Edukim Ndërkombëtar punon me universitetet amerikane për pranimin e kanditatëve
  5. Kandidatët e pranuar fillojnë programin në muajin korrik/gusht (në varësi të vitit akademik të universitetit pritës ose detyrimit për të marrë pjesë në program para-akademik).

  1. Cilat janë mundësitë që një kandidat të aplikojë dhe të fillojë studimet në muajin tetor të të njëjtit vit që ai/ajo aplikon?

Zero! Kur ne njoftojmë hapjen e programit, gjithmonë përcaktojmë vitin akademik pasardhës. Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes zgjat rreth 12-14 muaj.

  1. Cilat janë dokumentat e kërkuara që një aplikant duhet të dergojë me formën e aplikimit?

Ju lutem referojuni njoftimit të postuar për secilin prej programeve në faqen e Ambasadës së ShBA. Formulari i aplikimit përfshin gjithashtu disa forma shtesë që duhen dërguar nga të gjithë aplikantët.

  1. Kopje të përkthyra e të noterizuara të diplomës(ave) dhe çertifikatave të notave nga të gjitha institucionet ku keni studiuar – do të thotë të përkthyera e noterizuara në anglisht apo në shqip?

Kopje të noterizuara të dokumentave origjinale në shqip dhe përkthim në anglisht të dokumentave të noterizuara; për diplomat dhe çertifikatat e notave që janë lëshuar në anglisht mjafton kopja e noterizuar e dokumentit origjinal.

Shënim: Çertifikata e notave duhet të jetë e ndarë nga Suplementi i Diplomës.

  1. A duhet që të treja letrat e referencës të jenë në anglisht apo në shqip? A duhen noterizuar?

Ne rekomandojmë që Letrat e Referencës të dërgohen online në anglisht. Ju duhet të regjistroni në sistem personat që do të shkruajnë letrën e references, duke dhënë emrin e plotë dhe adresën e emailit. Sistemi do t’ju dërgojë atyre një email në mënyrë automatike. Më pas, refereruesit duhet të plotësojnë Letrën Konfidenciale të Referencës të formatuar dhe ta dërgojnë atë në sistem. Megjithatë, kur referuesi nuk mund ta dërgojë letrën e referencës nëpërmjet sistemit, ju duhet të printoni nga sistemi Letrën Konfidenciale të Referencës të formatuar dhe t’i kërkoni referuesit ta plotësojë atë në anglisht dhe ta dërgojë me postë në këtë adresë:

Programi Fulbright
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun
Ambasada e ShBA
Rruga Stavro Vinjau, No. 14
Tiranë, Shqipëri

  1. A më duhet të dorëzoj rezultatet e provimit të TOEFL me aplikimin?

Jo. Nuk është e nevojshme që aplikantët të dorëzojnë rezultatet e provimit të TOEFL me aplikimin në qoftë se nuk kanë një rezultat të vlefshëm.

  1. A më duhet të jap provime të tjera si GMAT, GRE, ose LSAT?

Vetëm disa kandidatë janë të detyruar të japin këto provime nëse janë të nominuar për shqyrtim nga Bordi i Programit Fulbright.

  • Aplikantët në fushën e Administrim Biznesit do të duhet të japin provimin GMAT
  • Aplikantët në fushat e tjera të studimit do të duhet të japin provimin GRE
  • LSAT është një provim për programet në fushën e drejtësisë. Por, aplikantët e programit Fulbright nuk janë të detyruar ta japin këtë provim
  1. A mund të aplikoj për të dy programet Fulbright dhe Humphrey në të njëjtën kohë?

Po, ju mund të aplikoni për të dy programet. Megjithatë, kandidatët përgjithësisht janë më të përshtatshëm për një prej këtyre programeve. Ju rekomandojmë të shqyrtoni me kujdes kriteret për secilin program dhe të aplikoni për atë që përshtatet me kualifikimet dhe objektivat tuaj.

  1. Çfarë përvoje duhet të kem?

Një aplikant duhet të ketë numrin e kërkuar të viteve të punës në fushën ose në lidhje me fushën në të cilën po aplikon, siç specifikohet në njoftimin për secilin program:

  • Aplikantët e programit Fulbright për Studentë të Huaj duhet të kenë të paktën dy vjet përvojë profesionale pune në fushën e studimit dhe të shfaqin aftësi lidershipi
  • Aplikantët e programit Fulbright për Studiues të Huaj duhet të kenë të paktën pesë vjet përvojë në mësimdhënie dhe/ose kërkim shkencor në një universitet ose institucion kërkimor në Shqipëri

Ju lutemi referojuni faqes të Ambasadës së ShBA.

  1. Çfarë duhet të shkruhet në letrën e punëdhënësit?

Letra nga punëdhënësi duhet të japë informacion për statusin tuaj të punësimit dhe detyrat tuaja në punë. Letra nga punëdhënësi është mirë të shënojë se ju do të mund të ktheheni në punë pasi të ktheheni nga programi.

  1. A më ndihmon programi Fulbright të kthehem në punën e mëparshme ose të gjej një punë pas kthimit nga programi?

As Ambasada dhe as programi Fulbright nuk ka përgjegjësi për t’ju ndihmuar të ktheheni në punën e mëparshme pas kthimit nga programi. Nëse ju dëshironi të ktheheni në punën e mëparshme është përgjegjësia juaj të nënshkruani një marrëveshje me punëdhënësin përpara se ju të largoheni për në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në program.

  1. Kam marrë pjesë në një program shkëmbimi të Departamentit të Shtetit më parë. A mund të aplikoj për programin Fulbright?

Kjo varet nga programi dhe kohëzgjatja e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Ju lutem na kontaktoni në adresën e emailit CultureandEducationTirana@state.gov për të kuptuar më mirë nëse ju kualifikoheni për të aplikuar.

  1. A mund të qëndroj në Shtetet e Bashkuara pas përfundimit të programit dhe të filloj punë?

Jo. Çdo pjesmarrës në programet e shkëmbimit të Departamentit të Shtetit udhëton në Shtetet e Bashkuara me vizën J-1. Çdo pjesëmarrës është i detyruar të respektojë rregullin e vizës J-1 të kthimit në vendin e vet për dy vjet. Kjo do të thotë që në fund të programit ai/ajo duhet të kthehet në vendin e orgjinës dhe të kalojë atje të paktën dy vjet përpara se të lejohet të kërkojë punë në Shtetet e Bashkuara.

  1. A mund ta zgjedh universitetin ku dua të shkoj?

Ka procedura specifike për secilin program:

  • Për programin Fulbright për Studentë të Huaj çdo aplikant vetëm mund të shprehë preferencën për universitetin pritës. Ekipi i Institutit për Edukim Ndërkombëtar është përgjegjës për hartimin e planit të përshtatjes së aplikantit dhe programit. Vendimin përfundimtar e merr Instituti për Edukim Ndërkombëtar.
  • Për programin Fulbright për Studiues të Huaj, rekomandojmë fort që aplikantët të identifikojnë një institucion pritës dhe të marrin një letër ftese prej tij.

Nëse keni pyetje të tjera, ju lutem na kontaktoni me email në adresën: CultureandEducationTirana@state.gov

 JU FALENDEROJMË PËR INTERESIN NË PROGRAMET E SHKËMBIMIT