Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore 2018 (AFCP)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të njoftojë se mirëpret projekt propozime për projektin Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore (AFCP) për vitin 2018. Ky projekt është një nga mënyrat e partneritetit me Shqipërinë për ruajtjen e trashëgimisë së saj unike kulturore. Projekt propozimet duhet të dërgohen në CultureandEducationTirana@State.gov 

Afati i fundit i dërgimit është 10 dhjetor 2017, dhe duhet të përkojë në mënyrë të saktë me kërkesat dhe udhëzimet e përshkruara më poshtë. Nëse keni pyetje për këtë program, ju lutem na kontaktoni në CultureandEducationTirana@State.gov

FUSHAT E FINANCIMIT: Nëpërmjet këtij programi, Departamenti i Shtetit mbështet projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në tri fushat e mëposhtme:

  • VENDET KULTURORE si ndërtesat historike ose site arkeologjike, por jo domosdoshmërisht të kufizuara vetëm në këto kategori.
  • OBJEKTET KULTURORE DHE KOLEKSIONET nga një muze, vend, ose institucion i ngjashëm – që përfshin por nuk kufizohet në objekte arkeologjikë dhe etnografikë, piktura, skulptura, dorëshkrime, dhe nevoja të përgjithshmë për ruajtjen muzeale; dhe
  • FORMA TRADICIONALE TË SHPREHJES KULTURORE, si muzikë tradicionale, gjuhët indigjene dhe zanatet.

PRIORITETET E FINANCIMIT NË VIJA TË PËRGJITHSHME: Fondi Ambasadorëve për trashëgiminë kulturore do të rekomandojë për financim ato propozime që përfshijnë projekte aktive në përputhje me udhëzimet e mëposhtme dhe me standartet ndërkombëtare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Këto aktivitete përfshijnë:

  • VENDE KULTURORE: Ruajtjen e një ndërtese të vjetër historike, ruajtjen e një vendi arekologjik, ose dokumentimin e vendeve kulturore në një rajon për qëllime mbrojtjeje.
  • OBJEKTET KULTURORE DHE KOLEKSIONET: Trajtimi i ruajtjes për një objekt ose koleksion objektesh; kërkon vlerësimin e koleksionit duke respektuar gjendjen e tij dhe strategjitë për të përmirësuar gjendjen e tij të ruajtjes; inventar të një koleksioni për ruajtje dhe qëllime mbrojtëse; krijimin e ambjenteve të sigurta për konservim ose shfaqje të koleksioneve; ose trajnime të specializuara në kujdesin dhe ruajtjen e koleksionit.
  • FORMA KULTURORE TRADICIONALE TE SHPREHURI: Dokumentim dhe regjistrim audiovisual i muzikës tradicionale dhe formave të vallëzimit për shfaqje të gjerë si mjet mësimi dhe ruajtje të mëtejshme , ose mbështetje në ruajten e arteve tradicionale ose zanatave në rrezik zhdukje.

PRIORITETET E FINANCIMIT – SPECIFIKA PËR KONKURIMIN VJETOR TË FONDIT TË AMBASADORËVE PËR TRASHEGIMINË KULTURORE: Projekt propozimet që plotësojnë një ose më shumë nga kriteret e mëposhtme do të merren në konsideratë për vitin fiskal 2018:

  • Mbështetje të drejtpërdrejtë të traktaktit amerikan ose detyrime për marrëveshje të përbashkëta, si marrëveshje për ruajtjen e pronave kulturore;
  • Mbështetje për ruajtjen e vendeve që përshkruhen si Trashëgimi Botërore:
  • Mbështetje dhe gatishmëri për reduktimin e rreziqeve ndaj katastrofave për vendet dhe koleksionet kulturore në zonat aktive sizmike; dhe
  • Angazhim i grave, të rinjve, dhe komuniteteve të paprivilegjuara.

Shënim i veçantë për vendet dhe objektet që kanë një lidhje fetare: Krijimi i klauzolës nga kushtetuta Amerikane lejon qeverinë të përfshijë objekte dhe vende fetare brenda një programi ndihmës në kushte të veçanta. Për shembull, një objekt që ka një lidhje fetare (përfshirë vendet e adhurimit) mund të konsiderohet si subjekt financimi për ruajtje kulturore nëse objekti ka si rrjedhë kryesore dhe zgjidhet vetëm në bazë arktitekturore, artistike, historike, ose kritere të tjera (jo fetare).

SHTETET QË KUALIFIKOHEN: Fondi i Ambasadorëve  për Trashëgiminë Kulturore për vitin 2018 është i hapur për ambasadorët që punojnë në shtete të cilat janë përcaktuar për të marrë pjesë në renditjen e vitit 2016 nga Indeksi i Zhvillimit Njerëzor i Kombeve të Bashkuara. Shqipëria është një nga vendet e kualifikuara për Fondin e Ambasadorëve  për Trashëgiminë Kulturore për vitin 2018.

APLIKANTËT QË KUALIFIKOHËN PËR PROJEKTIN: Qendra përcakton aplikantët që kualifikohen për përfitim granti, entitete të njohur dhe të përgjegjshëm, jo-komercialë, si organizatat jo qeveritare, ose institucione dhe organizata të ngjashme të afta të tregojnë se kanë përvojën e duhur dhe kapacitete për të menaxhuar projekte për ruajtjën e trashëgimisë kulturore. Ambasadat duhet të bëjnë verifikimin e aplikantëve nga ana ligjore, përshtatshmëri, dhe realizime të njohura në ruajtjen e trashegimisë kulturore ose aktivietete të ngjashme. Qendra kërkon që ambasadat të përcaktojnë nëse duhet të merren parasysh sanksione të veçanta të shtetit përpara pranimit të projektit. Ambasadat duhet të sigurojnë aplikantët se do të kenë mbështetje nga qeveria amerikane dhe Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore në përputhje me politikat e programit.

AKTIVITETET E PALIGJSHME DHE KOSTOT E PALEJUARA: Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore nuk mbështet aktivitetet ose kostot e mëposhtme, dhe aplikimet që përfshijnë ndonjë nga aktivitetet ose kostot e mëposhtme nuk do të konsiderohen të kualifikueshme:

  • Ruajtjen apo blerjen e objekteve kulturore në pronësi private apo komerciale, koleksioneve, ose pronave, përfshirë edhe ato të cilat në kohën e aplikimit parashikohen, planifikohen ose janë në proces por jo të përfunduara te transferimit nga private apo komerciale në pronësi publike.
  • Ruajtjen e trashëgimisë natyrore (fizike, biologjike, dhe formacionet gjeologjike, koleksionet paleontologjike, habitatet e specieve të kërcënuara të kafshëve dhe bimëve, fosilet etj.)
  • Ruajtjen e eshtrave të njeriut;
  • Ruajtjen e mediumeve informative (gazeta, kronika, programe radiofonike dhe televizive, etj.);
  • Ruajtja e materialeve të botuara të disponueshme në vende të tjera (libra, revista etj.);
  • Zhvillimin e kurrikulave ose materialeve mësimore për përdorim në klasë;
  • Gërmime arkeologjike ose analiza kerkimore për qëllime studimore;
  • Kërkime shkencore historike, përveç rasteve kur kërkimi është i justifikuar dhe siguron suksesin e projektit të propozuar;
  • Blerje ose krijim i ekspozitave të reja, objekteve, koleksione për muze të rinj ose ekzistues;
  • Ndërtime të reja, shtesa ndërtesash, ose izolime të përhershme (psh: mbi vendet arkeologjike);
  • Blerje ose porositje të punimeve të reja të artit ose arkitekturës për qëllime përkujtimore ose zhvillimi ekonomik;
  • Krijime të reja ose adaptime të kohës, të valleve, këngeve, himneve, kompozimeve muzikore, shfaqjeve ose performancave të tjera tradicionale;
  • Krijim i kopjeve ose rindërtim i supozuar i objekteve kulturore apo faqeve që nuk ekzistojnë më;
  • Ripozicionim i vendeve kulturore nga një pozicion fizik në tjetrin;
  • Zhvendosje e objekteve kulturore ose elementëve kulturor nga shteti për arsye të ndryshme;
  • Dixhitalizimi i objekteve ose koleksioneve kulturore, vetëm nëse janë pjesë e një ruajtje ose dokumentacioni masiv;
  • Plane ruajtje ose studimi, vetëm nëse janë pjesë përbërëse e një projekti masiv për tu implementuar në rezultatet e studimit;
  • Rezervat monetare, dhurimet ose fondet (fondet duhet të shpenzohen brenda afatit kohor [brenda 5 viteve] dhe nuk duhet të përdoren për dhurim ose fonde të tjera;
  • Shpenzime për fushata të mbledhjes së fondeve;
  • Shpenzime ose tarifa të paparashikuara;
  • Shpenzime të punës së kryer përpara njoftimit të çmimit vetëm në rast leje për 2CFR 200.458 dhe të miratura nga zyrtari pergjegjes per grantin;
  • Udhëtime ndërkombëtare, përveç rasteve kur udhëtimi është i justifikuar dhe i rëndësishem për suksesin e projektit të propozuar;
  • Udhëtim ose studim jashtë shtetit për zhvillim profesional;
  • Projekte individuale që kushtojnë më pak se 10,000 $;
  • Projekte të pavarura jashtë ShBA

APLIKANTËT QË NUK KUALIFIKOHEN: Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore nuk u jep fonde individëve, subjekteve komerciale, ambasadave ose atyre që kanë marrë më parë grante dhe që nuk kanë përmbushur qëllimet apo nuk kanë bërë raportimet e fondeve të fituara më parë nga AFCP.

INFORMACION MBI FONDIN: Lloji i fondit: Grant (Autoriteti i Programit: Fulbright hays, seksioni 102(b)(5), sipas amendimit). Minimumi i fondit individual: 10,000 $ për projekt. Maksimumi i fondit individual: 200,000 $ për projekt.

KËRKESAT PËR KUALIFIKIM:

Të gjithë dokumentat duhet të plotësohën në anglisht në formatin e kërkuar (PDF 231 KB):

  • Bazat e projektit, përfshirë titullin, datat e projekteve dhe fushën e fokusimit të AFCP;
  • Informacion për aplikuesin e projektit, përfshirë informacion mbi kontaktin, numri DUNS, dhe statusi i regjistrimit SAM (shikoni paragrafin 19 më poshtë);
  • Vendndodhja e projektit;
  • Leje zyrtare për të realizuar projektin;
  • Qëllimi i projektit që përmbledh objektivat dhe rezultatet e dëshiruara të projektit;
  • Përshkrim i aktiviteteve të projektit që paraqesin detyrat sipas një rendi kronologjik
  • Kohëzgjataja e projektit që rendit fazat më të rëndësishme dhe piketon datat për zbatim (SHËNIM: Aplikuesit mund të propozojnë afate deri në 60 muaj [5 vite] për projektet; projektet duhet të fillojnë përpara datës 30 Shtator 2018, dhe të përfundojnë jo më vonë se data 30 Shtator 2023;
  • Informacion për pjesëmarrësit në projekt, një numër i përafërt pjesëmarrësish amerikanë dhe jo amerikanë dhe një numër i përafërt pjesëmarrësish kryesorë dhe dytësor, ashtu sikur edhe një rezyme të drejtorit të projektit të propozuar dhe pjesëmarrës të tjerë parësorë;
  • Deklaratë Rëndësie duke vënë në dukje vlerat historike, arkitektonike, arstistike, ose kulturore (jo fetare) të sitit, koleksionit, ose formës së shprehisë tradicionale;
  • Deklaratë Urgjence që tregon rëndësinë e situatës dhe që shpjegon se pse projekti duhet të zbatohet tani;
  • Deklaratë Qëndrueshmërie duke treguar hapat ose masat që do të merren për të mirëmbajtur vendin, objektin, ose koleksionin në gjendje të mirë pasi projekti i mbështetur nga AFCP të ketë përfunduar; ose, në rastin e formave të shprehive kulturore tradicionale, masat që do merren për të ruajtur dhe shpërndarë dokumentacionin ose aftësitë e përftuara gjatë projektit;

Buxhet i Detajuar i Projektit (për të marrë një kopje të buxhetit në formatin eksel, ju lutemi të dërgoni një email në adresën: CultureandEducationTirana@State.gov), i ndarë në periudha buxhetore një-vjeçare (2018, 2019, 2020, etj.), që rendit të gjitha kostot në kategori të ndara (Personel, Përfitime Dytësore, Udhëtime [përfshire dieta ditore], Pajisje, Furnizime, Parapagesa, Kosto të tjera direkte, kosto indirekte, bashkefinancim); që tregon fondet nga burime të tjera; dhe që jep një shpjegim për çdo shpenzim udhëtimi ndërkombëtar të parapaguar (formati janë të disponueshme me kërkesë nga Qendra);

Përshkrim Buxheti që shpjegon për çdo vlerë se si janë përllogaritur kostot (sasi x kosto njësie, pagë vjetore x perqindje kohë e shpenzuar në projekt, etj.) dhe artikuj të veçante në linjën e buxhetit; (formati i buxhetit bashkangjitur)

Dokumente Mbëshetese dhe Bashkëngjitur që përfshijnë, minimumi dhe e detyrueshme, pesë (5) imazhe dixhitale me cilësi të lartë (format JPEG) ose dokumenta audiovizive që transmetojnë natyrën dhe gjendjen e lokalitetit, objektit, ose formës së të shprehurit dhe, në rastin e ndonjë lokaliteti ose objekti, të tregojë domosdoshmerinë ose nevojen për projektin e propozuar (mur që shembet, ndotje e ujit, fabrikë e dëmtuar, mbajtëse e këputur, etj.), çdo raport historik të strukturës, vlerësime mbi nevojat e ruajtjes, si edhe dokumente të tjera planifikuese të përpiluara në përgatitjen e projektit të propozuar.

BASHKËFINANCIM DHE FORMA TE TJERA TE PJESËMARRJES NË KOSTO: Nuk ka përqindje minimale ose maksimale të bashkëfinancimit si kërkesë për këtë garë. Kur ofrohet ndarja e kostove, është e nënkuptuar dhe e dakordësuar që aplikuesi duhet të sigurojë shumën e bashkëfinancimit siç është specifikuar në propozimin e tij dhe më pas e përfshirë në një marrevëshje të miratuar. Aplikuesi do të jetë përgjegjës për gjurmimin dhe raportimin e çdo bashkëfinancimi ose financimi të jashtëm, që është subjekt i auditimit sipas 2 CFR 200. Bashkëfinancimi mund të jetë në formën e kostove të lejueshme direkte ose indirekte.

NUMRI DUNS DHE REGJISTRIMI SAM: Aplikantët që kërkojnë 25,000$ ose më shumë si ndihmë federale duhet të kenë një numër Dun & Bradstreet Universal Numbering System (DUNS), një kod entiteti tregtar dhe qeveritar NATO (NCAGE), dhe te jenë të rregjistruar në System for Award Management (SAM) përpara se të paraqesin aplikimin. SHËNIM: Ky proces mund të zgjasë javë/muaj, sidomos për aplikantët jashtë Shteteve të Bashkuara. Aplikantët mund të përfitojnë numrin DUNs pa tarifë duke telefonuar linjën e kërkesave të numrave DUNs pa pagesë në 1-866-705-5711 ose duke kërkuar një numër online në http://fedgov.dnb.com/webform.  Aplikantët jo nga Shtetet e Bashkuara mund të kërkojnë një kod NCAGE në https://eportal.nspa.nato.int/AC135Public/scage/CageList.aspx. SAM është regjistri zyrtar on-line dhe pa pagesë për qeverinë amerikane SAM.gov zëvëndësoi Rregjistrin Qëndror të Kontraktimeve (CCR), Aplikimin Online të Përfaqesimeve dhe Çertifikimeve (ORCA), dhe Listën e Sistemeve të Palëve të Përjashtuara (ELPS) në Korrik 2012. SAM.gov mbledh, validon, ruan, dhe shpërndan të dhëna në mbështetje të blerjeve të agjensive federale dhe misioneve të dhënies së bursave. Regjistrimi në SAM është pa pagesë: https://www.sam.gov/portal/public/SAM/.

KRITERET E SHQYRTIMIT TË APLIKIMEVE: Qendra do të shqyrtojë fillimisht të gjitha aplikimet për përshtatshmëri teknike bazuar në kriteret që përmban kjo kërkesë për propozime bursash. Qendra gjithashtu do të shqyrtojë propozimet përkundrejt listës së programit AFCP të aktiviteteve specifike të papërshtatshme, kostot, dhe aplikantet (shih seksionet përkatëse më sipër).

KRITERET E VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE: Duke përdorur një sistem të bazuar në pikë (më poshtë), Qendra do të vlerësojë të gjithë aplikimet bazuar në përparësitë e financimit të programit; cilësinë, qëndrueshmërinë, dhe kuptueshmerinë e projektit dhe buxhetit të propozuar; emergjencën e projektit të propozuar; justifikimin e dhënë nga Ambasada Amerikane për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për projektin; cilësinë dhe sasinë e dokumentave mbështetëse, siç janë CV-te e pjesëmarrësve kryesorë në projekt, imazhe, dhe leje zyrtare nga mbikëqyrësi përgjegjës për burimet, siç është Ministria e Kulturës.

VLERËSIMI I BAZUAR NË PIKË I AFCP: Propozimet do të vlerësohen si më poshtë:

  • Qëllimi dhe përmbledhja, Përshkrimi, Kohëzgjatja, Rëndësia: 20 pikë maksimale
  • Urgjenca: 10 pikë maksimale
  • Qëndrueshmëria: 10 pikë maksimale
  • Justifikimi për mbështetje nga Shteti Amerikan: 15 pikë maksimale
  • Media dhe plani informues: 15 pikë maksimale
  • Buxheti dhe pershkrimi i buxhetit: 15 pikë maksimale
  • Dokumenta mbështetëse: 15 pikë maksimale

Pasi Qendra përfundon shqyrtimin dhe renditjen, do t’i dërgojë propozimet qe plotësojnë kriteret teknike në mënyrë të kënaqshme në Seksionin e Marrdhënieve me Publikun të Zyrave respektive rajonale të Departamentit të Shtetit për renditje. Pasi propozimet të jenë renditur sipas vlerësimit, Qendra fton një panel për të rekomanduar projektet për vlerësim. Qendra mund ti shpalli propozimet të pavlefshme nëse ato nuk janë plotësisht në përputhje me objektivat, kërkesat dhe kritere të tjera konkurruese të AFCP 2018.

PERIUDHA E EKZEKUTIMIT TË FONDEVE TË AFCP: Periudha e ekzekutimit fillon me nënshkrimin e Zyrtarit të Grantit dhe firmën e dytë të përfituesit të grantit nga një Marrëveshje Granti Standard të Departamentit të Shtetit. Një Marrëveshje e plotë konsiston në:

  • Formën e grantit DS-1909
  • Specifikimet e grantit
  • Termat dhe kushtet e Departamentit të Shtetit.

Të treja të kombinuara përbëjnë dokumentin ligjor të lëshuar për njoftimin e marrësit  të një granti se granti është gati dhe se fondet janë të vlefshme për përdorim gjatë një periudhe të caktuar. Dështimi për të prodhuar një Marrëveshje Granti Standard të Departamentit të Shtetit mund të rezultojë në anullimin e vendimit.

PERFORMANCA DHE REZULTATET: Përfituesit e grantit AFCP 2018 duhet të paraqesin progresin e perfomancës, raport zyrtar të gjendjes financiare, dhe raportet finale në kohë siç paraqitet në Marrëveshjen e Grantit. Ambasadat gjithashtu inkurajohen të dokumentojnë arritjet e AFCP nëpërmjet telegramit zyrtar dhe në MAT (Mission Activity Tracker) http://pdmat.state.gov/. Qendra përmbledh këtë informacion në një raport për Kongresin, boton një raport vjetor të projekteve të përfunduara.

KUJDES: Informacion shpjegues i siguruar nga Qendra/Ambasada Amerikane, që bie në kundërshtim me gjuhën e publikuar, nuk është detyrues. Lëshimi i këtij Njoftimi për Mundësitë e Financimit nuk përbën një detyrim nga ana e Qeverisë Amerikane. Qendra/Ambasada Amerikane, ka të drejtën të heqë ose reduktojë formalitetet e programit, rishikojë, ose të rrisë buxhetin e propozuar në përputhje me nevojat e programit ose vlefshmërinë e fondeve. Grantet e dhëna do të jenë subjekt i raportimit periodik dhe kërkesave për vlerësim siç është caktuar më lart në Marrëveshjen e Grantit.