Byroja e Çështjeve të Edukimit dhe Kulturës (ECA) ofron shumëllojshmëri programesh, duke përfshirë programe me fokus rininë me qëllim fuqizimin e brezit të ri dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. ECA ofron programe për nxënës së shkollave të mesme, studentë universitarë dhe pasuniversitarë, si edhe mundësi për zhvillim profesional.
Klikoni në listën e mëposhtme për më shumë informacion në lidhje me këto programe shkëmbimi.
Programe të Gjuhës Angleze
- Programi E-Teacher për Anglishten Amerikane Shkarkoni formën e aplikimit këtu dhe dërgojeni në adresën e emailit: CultureandEducationTirana@state.gov
- Guidë informative mbi Programet e Gjuhës Angleze (broshurë në format PDF)
Programe për Studime Pasuniversitare dhe Zhvillim Profesional
- Instituti i Studimeve Amerikane (SUSI) për Mësues të Shkollave të Mesme (aplikimet janë mbyllur)
- Instituti i Studimeve Amerikane (SUSI) për Studiues (aplikimet janë mbyllur)
- Programi Fulbright për Studiues Shqiptar (aplikimet janë mbyllur)
- Programi Fulbright për Studime Pasuniversitare – Niveli Master (aplikimet janë të hapura deri në 30 qershor 2020)
- Programi U.S. Fulbright Scholar (aplikimet janë të hapura deri në 30 qershor 2020)
- Programi i Specialistit Fulbright (bazuar në kërkesa)
- Programi Hubert H. Humphrey (aplikimet janë mbyllur)
- Programi E-Teacher për Anglishten Amerikane Shkarkoni formën e aplikimit këtu. (aplikimet janë mbyllur)
- Programi i Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar (IVLP)
Programe Universitare
- Programi Universitar Global (Global UGrad) 2022 (aplikimet janë të hapura deri në 28 shkurt 2021)
Youth Programs
- Instituti Veror Benjamin Franklin për të Rinj nga Amerika dhe Europa (aplikimet janë të hapura deri në 12 shkurt 2021)
- Programi Kennedy-Lugar Shkëmbim dhe Studim për të Rinj (YES) (administrohet nga Këshillat Amerikanë për Edukim Ndërkombëtar)
- EducationUSA
Programet Kulturore
- Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore (AFCP) (thirrja për aplikime është mbyllur)
- Mundësi të vazhdueshme aplikimi për financim.
Testet e Kërkuara për Studime në Shtetet e Bashkuara
Të gjitha kolegjet dhe universitetet në Shtetet e Bashkuara kanë kërkesa specifike për procesin e aplikimit dhe kritere pranimi. Vizitoni EducationUSA për informacione më specifike.
SAT/ ACT – kërkohet (përdoret si kriter aplikimi dhe pranimi) nga pjesa më e madhe e universiteteve për studentët amerikanë dhe ndërkombëtar të interesuar për të ndjekur studimet universitare.
GRE (Graduate Record Examination) – kërkohet (përdoret si kriter aplikimi dhe pranimi) nga pjesa më e madhe e universiteteve për studentët amerikanë dhe ndërkombëtar të interesuar për të ndjekur studimet pasuniversitare në të gjitha disiplinat.
GMAT (Graduate Management Administration Test) – kërkohet (përdoret si kriter aplikimi dhe pranimi) për studentët amerikanë dhe ndërkombëtar të interesuar për të ndjekur studimet pasuniversitare në degën e biznesit.
LSAT (Laë School Admission Test) – kërkohet (përdoret si kriter aplikimi dhe pranimi) për studentët amerikanë dhe ndërkombëtar që dëshiojnë të studjojnë në fushën e drejtësisë në nivelin JD.
Testet e Gjuhës Angleze – Pothuaj të gjitha universitetet kërkojnë (përdorin si kriter aplikimi dhe pranimi) nga studentët ndërkombëtarë të japin një provim të gjihës angleze.
Ambasada Amerikane NUK ADMINISTRON provime të standardizuara të kërkuara për pranim në universitetet në ShBA. Për më shumë informacion për testet e ofruara, datat, dhe qendrat e administrimit të testeve në Shqipëri kontaktoni Qendrën e Këshillimit EducationUSA ose vizitoni Guidën e Studentit Ndërkombëtar.
Për pyetje dhe informacion dërgoni e-mail në CultureandEducationTirana@state.gov