Këndi Amerikan Vlora

Këndi Amerikan në Vlorë u hap në dhjetor të vitit 2004 dhe ndodhet në katin e parë të Bibliotekës së Qytetit.

Këndi Amerikan Vlora organizon programe të përditshme arsimore dhe kulturore për grup mosha të ndryshme. Ky Kënd gjithashtu ofron informacion për ata që dëshirojnë të studiojnë në universitetet amerikane.  Falë mbështetjes nga Vullnetarët e Korpusit të Paqes, Specialistë të Gjuhës Angleze, Alumni, stafit të ambasadës dhe vullnetarëve, Këndi ofron programe kulturore amerikane dhe mësimin e gjuhës angleze përmes disa metodave si edhe një gamë të gjerë aktivitetesh për të rinjtë.

Aktivitete të tjera në Kënd janë: Klasat e Teknologjisë dhe Inovacionit, Prezantimet/trajnimet/diskutimet/orët e bisedave (me folësit e Ambasadës, Specialistë të Gjuhës Angleze dhe vullnetarë); Klubet (Klubi i Leximit, Klubi i Fëmijëve, Klubi i Dramës, Klubi i Librit); Shfaqje filmi/ora e filmit, ekspozitë posterash; dhe aktivitete për festat amerikane dhe shqiptare.

AC Vlora ka një partneritet të ngushtë me Qendrën Rinore të Vlorës. Ata organizojnë aktivitete të ndryshme mbi pjesëmarrjen qytetare dhe angazhimin e të rinjve për të përmirësuar komunitetin e tyre dhe për të promovuar vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Këndi ka një koordinatore dhe është i hapur nga e hëna deri të premten nga ora 8:00 deri në orën 15:00 dhe të shtunën deri në orën 14:00.