Me mbi 650 ambiente në 150 vende në të gjithë botën, American Spaces ofrojnë mjedise mikpritëse ku vizitorët mund të takohen dhe të mësojnë rreth Shteteve të Bashkuara nëpërmjet programeve dhe leksioneve, si dhe përmes librave, filmave dhe revistave. Të vendosura në ambasada, biblioteka, qendra kulturore dhe institucione të tjera partnere në mbarë botën, American Spaces janë platforma të cilat ofrojnë informacion dhe angazhim përmes aktiviteteve, të tilla si;
- Këshillim arsimor për ata që duan të studiojnë në Shtetet e Bashkuara,
- Trajnime mbi një sërë temash duke filluar nga nga zhvillimi i karrierës në mësimin e gjuhës angleze,
- Klasa dhe klube që prezantojnë teknologji të reja, aftësitë dixhitale të shekullit të 21-të dhe resurset akademike,
- Filma, diskutime dhe leksione mbi sipërmarrjen, lidershipin, ngjarjet aktuale, çështjet ndërkombëtare e shumë më tepër.
Na vizitoni në një nga ambjentet më poshtë për të mësuar më shumë!
Këndi Amerikan Tirana
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë,
Sheshi Skënderbej, Tiranë, Shqipëri
Phone: +355 4 222 3843
Këndi Amerikan Vlora
Biblioteka e Qytetit “Shevqet Musaraj”
Rruga Pilo Begaj, Vlorë, Shqipëri
Phone: +355 69 339 8724
Këndi Amerikan Kukës
Qendra Kulturore Hasan Prishtina
Sheshi Skënderbej, Kukës, Shqipëri
Phone: +355 69 376 0750