Deklaratë për Shtyp

Marie Harf
Zv. Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit,
Zyra e Zëdhënësit
Washington, D.C.
27 qershor, 2014

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin Shqiptar dhe mirëpresin vendimin e marrë më 27 qershor nga Këshilli Europian, për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Europian. Ne vlerësojmë punën e përkushtuar dhe të madhe që qeveritë aktuale dhe të mëparshme kanë bërë në arritjen e këtij momenti historik. Partitë politike shqiptare, qoftë në qeveri apo në opozitë, do të duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të çuar përpara vendin e tyre në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë miq të ngushtë dhe aleatë të qëndrueshëm. Ne mbetemi të angazhuar për të ofruar mbështetjen tonë të plotë ndërsa populli shqiptar ndjek rrugën e përzgjedhur drejt një të ardhmeje të begatë evropiane.