Deklaratë për Shtyp mbi Sulmet Terroriste në Teheran

Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmet e sotme terroriste në Teheran. Ne i shprehim ngushëllimet tona viktimave dhe familjeve të tyre, ndërsa mendimet dhe lutjet tona shkojnë për popullin e Iranit. Ligësia e terrorizmit nuk ka vend në një botë paqësore dhe të civilizuar.