Në Ditën e Përkujtimit të Transgjinisë, Shtetet e Bashkuara nderojnë kujtimin e shumë individëve transgjinorë që kanë humbur jetët e tyre nga dhuna.
Njerëzit transgjinorë dhe mbështetësit e tyre, së bashku me njerëzit lezbikë, gei, biseksualë dhe interseksualë, përballen me sulme fizike dhe arrestime arbitrare në rritje, në shumë vende të botës. Shpesh këto sulme kryhen nga zyrtarë të qeverisë, duke shkelur sundimin e ligjit.
Njerëzit transgjinorë nuk duhet të jenë subjekt i dhunës apo diskriminimit, dhe të drejtat e njeriut që ata ndajnë me të gjithë njerëzit duhen respektuar.
Në këtë Ditë të Përkujtimit të Transgjinisë, Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuar për të çuar përpara të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë njerëzve. Këto parime janë të gdhendura në vetë Kushtetutën tonë dhe udhëheqin diplomacinë e Shteteve të Bashkuara.