Deklaratë për Shtyp

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit Europian mirëpresin rifillimin e dialogut në komisionin parlamentar për reformën në drejtësi. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të dëgjojnë 91% të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses pa vonesa apo pengesa. Të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje.