Deklaratë nga Sekretari Tillerson në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, i përcjell popullit shqiptar urimet më të mira, teksa festoni 105 vjetorin e pavarësisë.

Shqipëria është një mike dhe aleate e vyer, dhe Shtetet e Bashkuara mirëpresin zhvillimin tuaj të vazhdueshëm drejt integrimit Euro-Atlantik dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ne e vlerësojmë thellësisht kontributin e Shqipërisë në NATO, në luftën kundër koalicionit të ISIS dhe nxitjen tuaj për qëndrueshmëri rajonale. Ne e përgëzojmë qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhdueshme në zbatimin e reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi, luftën ndaj korrupsionit publik dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishëm drejt sigurimit të një të ardhmeje më të sigurtë dhe të begatë për popullin tuaj.

Urime popullit shqiptar në festën tuaj kombëtare!