Deklaratë nga Sekretari Kerry në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Departamenti Amerikan i Shtetit
Zyra e Zëdhënësit
Për Publikim të Menjëhershëm

Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, përcjell urimet e mia më të mira për të gjithë romët në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Më 8 prill, ne festojmë trashëgiminë e pasur kulturore të romëve kudo, dhe kontributet që romët japin në shoqëritë tona, duke përfshirë më shumë se një milion amerikanë me prejardhje rome.

Kjo është gjithashtu një ditë për të reflektuar mbi përjashtimin që shumë romë ndeshin në jetën e tyre të përditshme dhe të përkushtohemi  për të korrigjuar në mënyrë efektive diskriminimin. Për fat të keq, shkolla të ndara, retorika ekstremiste anti-rome dhe dhuna, si edhe margjinalizimi nga jeta politike dhe ekonomike vazhdojnë të pengojnë shumë fëmijë romë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Ne jemi të vendosur që fëmijët romë meritojnë të njëjtat mundësi arsimi si bashkëmoshatarët e tyre, familjet rome meritojnë të jetojnë jetën e tyre të lirë nga frika e dhunës, dhe të gjithë individët romë meritojnë mundësinë për të siguruar jetesën për familjet e tyre dhe të kenë mundësinë që zëri i tyre të dëgjohet nga qeveria e tyre.

Për të përkujtuar këtë ditë, Shtetet e Bashkuara riafirmojnë zotimin tonë për përfshirjen dhe trajtimin e barabartë të të gjithë romëve, kudo që ata e quajnë në shtëpi.