Deklaratë nga Ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja Yuri Kim: Pata një takim shumë të mirë me Z. Nano. Së pari erdha këtu për t’a uruar, për t’i uruar suksese në punën e tij të re. Rikonfirmova se për ne mbetet i rëndësishëm bashkëpunimi i fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në çështjet e zbatimit të ligjit. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë sa më shumë mbështetje që të mundemi, nga pajisjet tek trajnimet dhe mbështetje të tjera. Diskutuam gjithashtu rëndësinë e ruajtjes dhe rritjes së besimit nga policia tek publiku përsa i përket integritetit dhe aftësisë së tyre. Z. Nano dhe unë jemi të dy mbështetës të mëdhenj të pranisë së policisë. Dhe ne të gjithë e dimë se oficerët e policisë marrin përsipër rreziqe të jashtëzakonshme, ndonjëherë duke dhënë edhe jetën për të mbrojtur rendin publik. Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e sigurimit që zbatimi i ligjit të mbetet i mbrojtur nga çdo ndërhyrje apo ndikim i jashtëm. Faleminderit shumë!

Pyetje: Ambasadore, përsa i takon situatës politike në ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga ana e opozitës dhe për shtyerjen e vetingut?

Ambasadorja Yuri Kim: Kam ardhur këtu për të diskutuar çështje që kanë lidhje me policinë. Faleminderit.