Deklaratë mbi Mosmarrëveshjen lidhur me Monumentin në Preshevë, Serbi

Misioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE

Deklaratë  mbi Mosmarrëveshjen lidhur me Monumentin në Preshevë, Serbi
     
Paraqitur nga Ambasadori Ian Kelly
përpara Këshillit të Përhershëm, Vienë
24 janar, 2013

Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët në mosmarrëveshjen lidhur me monumentin në Preshevë që të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje. Vazhdojmë të mbështesim punën e Misionit të OSBE-së në Serbi në përpjekjet e tij për të lehtësuar dialogun midis Qeverisë së Serbisë dhe komunitetit shqiptar në Serbinë Jugore.
Dënojmë me forcë aktet e vandalizmit dhe dhunës që kanë vënë në shënjestër komunitetin serb në Kosovë në përgjigje të një vendimi të marrë në Beograd lidhur me një monument në Serbi. I bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që t’i hetojnë këto krime dhe të parandalojnë akte të mëtejshme të jashtëligjshme ndëshkimi.
Nxisim të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin deklarata apo veprime që do të rrisnin tensioned. Nxisim njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri që të ushtrojnë përmbajtje në protestat e tyre dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore të kësaj çështjeje. Çështje të tilla nuk duhet të ngrihen në nivelin e përgjigjeve që po shohim aktualisht. Ato shmangin më tej vëmendjen prej çështjeve të mirëfillta shqetësuese që duhen zgjidhur në Ballkan, çështje që kërkojnë përpjekje, kompromise, dhe dialog të përbashkët. Qeveria e Serbisë dhe përfaqësues të komuniteteve vendore në Serbinë jugore duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive me njëri-tjetrin për të trajtuar sfidat ekonomike, sociale, dhe politike me të cilat përballet zona. Për pasojë, nxisim të gjitha palët që të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme, me ndihmën e Misionit të OSBE-së, në mënyrë që t’i kthehen trajtimit të çështjeve më të gjera.

Ju faleminderit, Z. Kryetar.