Deklaratë e Viktoria Nuland, Zëdhënëse mbi Sulmin Terrorist në Algjeri

Departamenti i Shtetit i SHBA
Zyra e Zëdhënësit
Për Shpërndarje të Menjëhershme  
    
Tani mund të konfirmojmë vdekjen e tre nënshtetasve amerikanë në sulmin terrorist në Algjeri: Victor Lynn Lovelady, Gordon Lee Rowan, dhe Frederick Buttaccio.  I përcjellim ngushëllimet më të thella familjeve e miqve të tyre. Në shenjë respekti për privatësinë e familjeve, nuk kemi komente të mëtejshme. Jemi gjithashtu në dijeni se shtatë nënshtetas amerikanë i mbijetuan sulmit. Për shkak të konsideratave të privatësisë, nuk mund të ofrojmë informacion të mëtejshëm.
Siç tha Presidenti, përgjegjësia për këtë tragjedi është e terroristëve që e kryen dhe Shtetet e Bashkuara i dënojnë aktet e tyre me fjalët më të forta të mundshme. Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me qeverinë e Algjerisë për të kuptuar në mënyrë më të plotë sulmin terrorist të javës së shkuar dhe se si mund të punojmë bashkë duke ecur përpara për të luftuar kërcënime të tilla në të shkuarën.