Deklaratë e Sekretarit Tillerson në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

Si sot gjashtëdhjetë e nëntë vjet më parë, pas Luftës së Dytë Botërore, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, për të njohur dhe lartësuar dinjitetin e natyrshëm dhe të drejtat e barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë individëve, dhe sepse këto të drejta janë themeli i lirinë, drejtësinë dhe paqen në botë.

Për ata që janë në mes trazirash të brendshme apo janë shpërngulur prej tyre, për ata që luftojnë kundër qeverive shtypëse dhe shfrytëzohen për përfitimin e të tjerëve, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është një fener shprese. Mbështetja e të drejtave të njeriut dhe demokracia është një prioritet i politikës së jashtme që përfaqëson traditat më të mira të vendit tonë.

Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ne ripërsërisim angazhimin tonë ndaj vlerave tona themelore demokratike dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, lirisë dhe dinjitetit të të gjithë njerëzve. Shtetet e Bashkuara i nxisin të gjitha kombet të respektojnë zotimet e tyre të skalitura në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë të drejtë për të gjithë. Bota është më e sigurt kur çdo person është i lirë të arrijë potencialin e tij apo të saj të plotë dhe çdo komb është i lirë nga tirania.