Deklaratë e Sekretarit Tillerson mbi Prioritetet e Reja të Presidentit për Emigrimin

U.S. Secretary of State Rex Tillerson holds a press conference on the margins of the 72nd Regular Session of the UN General Assembly in New York City on September 20, 2017. [State Department photo/ Public Domain]

Proritetet e reja për emigrimin të Presidentit kanë si synim të mbrojnë amerikanët, të sigurojnë sovranitetin nëpërmjet kufijve të sigurtë, dhe të ruajnë vendin tonë si një shtet ligjor. Detyra e parë e qeverisë federale është siguria kombëtare për popullin amerikan dhe masat e marra nga Presidenti Trump do t’i mbyllin pikat e dobta të sistemit tonë emigrues, të cilat pengojnë aftësinë tonë për të mbrojtur atdheun.

Departamenti i Shtetit do të bëjë pjesën e tij, midis shumë masave të tjera, duke vijuar punën për të ndalur mashtrimet me pasaportat, duke u siguruar që aplikuesit e vizave të jenë kontrolluar imtësisht, dhe duke ushtruar presion mbi vendet për të ndalur emigrimin ilegal që në burim. Duke punuar së bashku me agjensitë e tjera federale, ne do të vazhdojmë të zbatojmë masa që forcojnë kontrollin e atyre që janë të përfshirë në risistemimin e refugjatëve. Edhe ndërsa marrim masa për të mbrojtur amerikanët, ne do të sigurohemi që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të jenë një dritë lirie për njerëzit kudo në botë.