Deklaratë e Sekretarit të Shtypit për Sulmin në Mynih, Gjermani

Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë atë që dyshohet të jetë një sulm terrorist dhe që mori jetët e qytetarëve të pafajshëm në Mynih, Gjermani. Ne ende nuk i dimë të gjitha faktet, por dimë se ky akt i tmerrshmëm ka vrarë dhe plagosur disa persona në zemër të një prej qyteteve më të kumbues të Europës. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën, ashtu si edhe i urojmë të plagosurve shërim sa më të mbarë.

Përgjatë kësaj tragjedie, Shtetet e Bashkuara do të punojnë ngushtë me partnerët tanë gjermanë, për të cilët, sipas udhëzimeve të Presidentit, do të vëmë në dispozicion çdo mjet që mund të ndihmojë hetimin e tyre. Zotimi i Gjermnanisë, Shteteve të Bashkuara dhe mbarë komunitetit ndërkombëtar mbetet i palëkundur përballë akteve të neveritshme terroriste si ky.