Deklaratë e Sekretarit të Shtetit John Kerry me Rastin e Muajit të Ramazanit

Në emër të Departamentit të Shtetit Amerikan, Tereza dhe unë urojmë të gjithë besimtarët myslimanë në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë me rastin e muajit të Ramazanit.

Ramazani është një muaj i mirëpritur në fenë islame. Është një periudhë e shenjtë lutjesh dhe agjërimi, gjatë së cilës ofrojmë mikpritje dhe kujdesemi për ata që janë më pak fatlumë.

Nëpërmjet Ambasadave dhe Konsullatave tona nëpër botë, ne festojmë këto vlera të rëndësishme me aktivitete për Ramazanin, të cilat shprehin angazhimin tonë për të promovuar bashkimin social, diversitetin, dhe mirëpritjen në komunitetet tona.

Gjatë këtij  muaji paqeje dhe rilindjeje, ne i urojmë 1,6 miliardë myslimanëve kudo në botë gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit.