Në emër të Presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara, i dërgoj urimet më të mira popullit shqiptar, ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë suaj më 28 nëntor.
Qysh prej krijimit të republikës demokratike, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha e të ndjeshme duke mbajtur zgjedhje të suksesshme shumëpartiake. Shqipëria është një forcë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi veçanërisht mirënjohës për kontributin e Shqipërisë në Forcën Nërkombëtare të Asistencës për Sigurinë në Afganistan dhe për gadishmërinë e saj për të pranuar ish-rezidentë të Kampit Ashraf për risistemim të përhershëm.
Tranzicioni paqësor i pushtetit i këtij viti dhe përparimet ligjvënëse nënvizojnë kredencialet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara e mbështesin popullin shqiptar teksa ata vazhdojnë të kërkojnë përparimin e shtetit ligjor dhe reformave ekonomike, dhe mirëpresim rekomandimin e Komisionit Europian që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidatit në Bashkimin Europian.
Ndërsa festoni me familjet dhe miqtë tuaj, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju si partner dhe Aleat i palëkundur. Presim me kënaqësi të ardhmen e miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.