Deklaratë e Sekretarit të Mbrojtjes Chuck Hagel mbi Pëpjekjen për Furnizimin me Armë të Kurdëve

Për Shpërndarje të Menjëhershme
Njoftim Nr: NR-447-14

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë gatishmërinë e gjithnjë e më shumë aleatëve dhe partnerëve tanë për të mbështetur popullin e Irakut në luftën e tyre kundër ISIL.

“Dy javë më parë, unë caktova një grup pune të SHBA për të përshpejtuar përpjekjet për rifurnizim të forcave kurde që luftojnë në Irakun e veriut. Përveç mbështetjes nga SHBA dhe qeveria qendrore e Irakut në Bagdad, shtatë vende të tjera – Shqipëria, Kanadaja, Kroacia, Danimarka, Italia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar – janë zotuar të ndihmojnë në furnizimin e forcave kurde me armë dhe pajisje që nevojiten urgjentisht. Operacionet tashmë kanë filluar dhe do të përshpejtohen në ditët e ardhshme me më shumë vende që priten të kontribuojnë. Do të doja të falënderoja secilin prej këtyre aleatëve që po punojnë përkrah ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara.

“Kjo përpjekje shumëkombëshe, e cila po koordinohet me Qeverinë e Irakut në Bagdad, do të ndihmojë së tepërmi forcat kurde në zmbrapsjen e kërcënimit brutal terrorist të ISIL me të cilin po përballen.

“Vendosmëria e popullit të Irakut dhe komunitetit ndërkombëtar për t’i bërë ballë kërcënimit që përfaqëson ISIL është në rritje dhe Shtetet e Bashkuara presin të punojnë me miqtë tanë në mbarë botën për të mbështetur këto përpjekje”.