Deklaratë e Sekretarit Rex Tillerson për Muajin e Krenarisë LGBTI

Në nder të muajit LGBTI, Departamenti i Shtetit konfirmon mbështetjen e tij ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe organizatave të shoqërisë civile që punojnë në mbarë botën për të mbështetur liritë themelore të personave LGBTI për të jetuar me dinjitet dhe liri.

Ne jemi të vetëdijshëm se personat LGBTI vazhdojnë të përballen me kërcënimin e dhunës dhe diskriminimit. Dhuna dhe diskriminimi ndaj çdo grupi vulnerabël dëmton sigurinë tonë të përbashkët, ashtu si edhe vlerat amerikane. Kur të gjithë njerëzit mbrohen në bazë të barazisë dhe dinjitetit, stabiliteti global forcohet. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të drejtat e njeriut për personat LGBTI, së bashku me qeveritë, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile në nivel global që mendojnë në të njëjtën mënyrë.

Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë njerëzit. Dinjiteti dhe barazia për të gjithë njerëzit janë ndër parimet tona themelore kushtetuese, dhe këto parime vazhdojnë të nxisin diplomacinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.