Deklaratë e Sekretarit Pompeo për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan, dërgoj urimet për popullin shqiptar teksa feston Ditën e Pavarësisë.

Ndërsa shënoni 106 vitet tuaja të pavarësisë, ne në Amerikë festojmë dhe vlerësojmë miqësinë tonë të qëndrueshme me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin Botëror për Mposhtjen e ISIS, gjë të cilat kontribuojnë në stabilitetin dhe paqen në botë. Ne përgëzojmë qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e vazhdueshme në reformën në drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve të forta demokratike, si dhe mbështesim hapat e Shqipërisë drejt integrimit perëndimor,

Shtetet e Bashkuara janë krenare për lidhjen e fortë midis popujve tanë dhe mirëpresim partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona për shumë vite që do të vijnë.