Deklaratë e Sekretarit për Sulmin në Mançester

Mendimet tona shkojnë për familjarët e atyre që humbën të dashurit dhe për ata që u plagosën në sulmin në Mançester, Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa është ende herët për të përcaktuar përgjegjësit e kësaj mizorie, ne po punojmë ngushtë me qeverinë britanike dhe po mbështesim përpjekjet e tyre për të hetuar dhe për t’iu përgjigjur këtij sulmi.