Deklaratë e Presidentit për Dekretimin e Xhon Kerrit si Sekretar i Shtetit

SHTËPIA E BARDHË
Zyra e Shtypit
PËR SHPËRNDARJE TË MENJËHERSHME

Jam i kënaqur që Senati ka konfirmuar Xhon Kerrin si Sekretarin e Shtetit tonë të ardhshëm, me një mbështetje të madhe bipartizane.  Nga shërbimi i tij i vlerësuar me dekorata në Vietnam deri tek dekadat në Senat si kampion i udhëheqjes globale amerikane, karriera e shquar e Xhonit e ka përgatitur atë për të drejtuar diplomacinë amerikane në vitet e ardhshme.

Xhoni ka fituar respektin e udhëheqësve kudo në botë dhe besimin e demokratëve dhe republikanëve në Senat, dhe unë jam i sigurt se ai do të jetë një Sekretar Shteti i jashtëzakonshëm. Mirëpres këshillat dhe bashkëpunimin me të në vitet në vijim, teksa sigurojmë udhëheqjen amerikane në botë dhe çojmë përpara interesat dhe vlerat që mbajnë kombin tonë të fortë.

###