Deklaratë e Presidentit Barack Obama me Rastin e Pashkëve Ortodokse

Michelle dhe unë përcjellim urimet tona më të mira për besimtarët ortodoksë këtu në Amerikë dhe kudo në botë, ndërsa festojnë të premten e shenjtë dhe Festën e Ringjalljes.

Për të krishterët ortodoksë, kjo është një kohë për të kujtuar sakrificën e Jezu Krishtit, për t’u gëzuar për fitoren e ringjalljes, dhe për t’u shndërruar nëpërmjet ripërtëritjes së mendjeve tona sipas vullnetit të Zotit.

Në lutjet tona janë të gjithë anëtarët e komunitetit ortodoks që janë persekutuar për shkak të besimit të tyre apo kanë qenë viktima të akteve të pashpjegueshme të dhunës, si dhe lutemi për kthimin e atyre që janë rrëmbyer. Kujtojmë ata që janë përzënë nga atdheu i tyre, dhe që kanë parë institucionet e besimit të tyre të shkatërrohen. Ne bashkohemi me të krishterët ortodoksë dhe njerëzit e të gjitha besimeve, dhe premtojmë se do të vazhdojmë punën tonë për tu siguruar që të gjithë njerëzit të kenë mundësi të jetojnë në paqe, drejtësi dhe liri.

Gjatë kësaj kohe shprese, ne kujtojmë se drita e ndriçon errësirën dhe se errësira kurrë nuk ka fituar. I urojmë atyre që festojnë Pashkë të Bekuara.