Deklaratë e Përbashkët mbi Sulmet e Fundit Ushtarake të Federatës Ruse në Siri

Ne, qeveritë e Francës, Gjermanisë, Katarit, Arabisë Saudite, Turqisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklarojmë sa më poshtë në lidhje me sulmet e fundit ushtarake të Federatës Ruse në Siri:

Ne shprehim shqetësimin tonë më të thellë në lidhje me përforcimet e trupave ushtarake ruse në Siri, dhe në veçanti, sulmet e ndërmarra nga Forcat Ajrore Ruse në Hama, Homs dhe Idlib, të cilat morën jetë njerëzish të pafajshëm dhe nuk vunë në shënjestër ISIS.  Këto veprime ushtarake sjellin përkeqësim të mëtejshëm dhe do të nxisin akoma më shumë ekstremizëm dhe radikalizim. Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse që të ndalojë menjëherë sulmet e saj mbi opozitën siriane dhe popullsinë civile, dhe të përqëndrojë përpjekjet e saj në luftën ndaj ISIS.