Deklaratë e Ambasadorit të SHBA Donald Lu

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe zyrtarët e Doganës për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës. Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës.