Deklaratë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret opinionin e datës 10 dhjetor të Komisionit të Venecias mbi Ligjin shqiptar të Vetingut. Vetingu i gjykatësve do të jetë një hap kuptimplotë drejt eliminimit të korrupsionit të thellë gjyqësor në Shqipëri dhe opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin.

Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin e Vetingut, që ka pasoja me ndikim të gjerë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Shtetet e Bashkuara kanë besim se Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar.