Deklaratë e Ambasadës së SHBA

Sot, Ambasadori Lu u takua me ish kryeministrin dhe deputetin e PD Sali Berisha për të diskutuar zhvillimet aktuale në politikën shqiptare. Ambasadori Lu ritheksoi mbështetjen e SHBA për dekriminalizimin nga të gjitha partitë dhe rëndësinë që ka pjesëmarrja konstruktive e opozitës në këtë process për forcimin e institucioneve demokratike. Në lidhje me pretendimet e ngritura nga Z. Doshi kundër Z. Meta, kjo është një çështje që duhet ta zgjidhin shqiptarët. Ambasadori Lu theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin ndonjë hetim të këtyre pretendimeve por në vend të kësaj, të ketë një hetim tërësor dhe të pavarur të pretendimeve nga Prokurori i Përgjithshëm.